• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYTI GRUAN E PRONARIT/ Kushtetuesja ‘vulos’ burgimin përjetë për Fatjon Karmeshtnën
Home
Aktualitet
Kronikë

MBYTI GRUAN E PRONARIT/ Kushtetuesja ‘vulos’ burgimin përjetë për Fatjon Karmeshtnën

13 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lërë të pandryshuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fatjon Karmeshtnës, i shpallur fajtor për vrasjen e një gruaje në Melgushë të Shkodrës, në prill të vitit 2016.

Karmeshtna është dënuar në të tre shkallët e gjyqësorit për vrasjen e Suela Sulës, bashkëshortes së Sadetin Sulës, pronar i mobilierisë ku Karmeshtna punonte. Krimi, sipas vendimeve gjyqësore, është kryer me urdhër të Sadetin Sulës.

Para Gjykatës Kushtetuese, 42-vjeçari kërkoi shfuqizimin e tre vendimeve gjyqësore, duke pretenduar se gjykatat e mëparshme nuk kishin kryer hetim të plotë dhe të gjithanshëm, se kishin injoruar prova të kërkuara prej tij dhe se vendimet ishin bazuar në prova të paqena dhe të pa mbledhura sipas ligjit.

Megjithatë, në shqyrtimin paraprak të ankimit, një kolegj prej tre anëtarësh i Gjykatës Kushtetuese konstatoi se pretendimet e Karmeshtnës për cenim të të drejtave kushtetuese ishin haptazi të pabazuara. Për këtë arsye, gjykata vendosi të mos e kalojë çështjen për gjykim, duke lënë kështu në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm.

Fatjon Karmeshtna u arrestua në vitin 2018, gati dy vjet pas ngjarjes, kur Suela Sula u gjet e pajetë në tualetin e mobilierisë në pronësi të bashkëshortit të saj, Sadetin Sula. Fillimisht, dyshimet u përqendruan vetëm te biznesmeni, por hetimet zbuluan se ai ishte organizatori i krimit.

Sipas vendimeve gjyqësore, vrasja u krye nga Karmeshtna me duar dhe mjete të tjera, me urdhër të punëdhënësit të tij. Në gjykatë u provua se materiali gjenetik i gjetur në thonjtë e viktimës përputhej me ADN-në e Karmeshtnës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS E KONSUMONI KURRË"/ Hidheni vajin e ullirit sapo të ndryshojë ky detaj
Previous article LUFTA/ Izraeli bombardon spitalin e Gazës! Hamasi: Një krim i tmerrshëm

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT