• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRIN “KTHESË” HETIMET NGA VRASJA E ILARIA SULËS/ Gjurmë ADN-je zbulohen në valixhen ku u mbajt trupi i shqiptares, i dyshuar edhe…
Home
Breaking News

MARRIN “KTHESË” HETIMET NGA VRASJA E ILARIA SULËS/ Gjurmë ADN-je zbulohen në valixhen ku u mbajt trupi i shqiptares, i dyshuar edhe…

11 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetimet për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula kanë marrë një kthesë të re, ndërsa autoritetet italiane po thellojnë analizat mbi provat e gjetura në vendngjarje.

Sipas mediave italiane, në valixhen ku u fsheh trupi i 24-vjeçares dhe më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës, janë gjetur gjurmë ADN-je që i përkasin një burri. Kjo ka ngritur dyshime të reja për përfshirjen e një personi tjetër në ngjarje.

Vëmendja e hetuesve është përqendruar aktualisht tek babai i Mark Antony Samson, ish-i dashuri i viktimës dhe autori i dyshuar i krimit. Ai nuk është ende zyrtarisht nën hetim, por po hetohet mundësia e përfshirjes së tij pas kryerjes së vrasjes.

Sipas dëshmisë së dhënë më herët nga nëna e autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit. Ajo ka pranuar se ndihmoi të birin për të pastruar gjurmët e gjakut pas vrasjes.

Megjithatë, për shkak të pranisë së ADN-së mashkullore në valixhe, pritet që babai i Mark Antony Samson të merret sërish në pyetje dhe t’i nënshtrohet analizave për të verifikuar nëse profili i tij gjenetik përputhet me atë të gjetur në vendin e krimit.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet intensive për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 11 MAJI/ Sot lidhje ndëraktive më 12 qarqet e vendit, nesër çelja zyrtare e fushatës së PS
Previous article FINALJA E "BBVIP ALBANIA"/ Olta Gixhari: Mos urreni atë që fiton...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT