Krimi në familje ka prekur një rast të radhës në qytetin verior të Koplikut.
Dyshohet se burri ka vrarë bashkëshorten e tij, dhe ngjarja ka ndodhur rreth minutave të fundit.
Burime mediatike të sigurta nga qyteti veriperëndimor thonë se burri të cilit akoma nuk i është publikuar emri e ka vrarë me sëpatë gruan e tij.
Viktima është një Lumnie Bajarkurtaj 44 vjeçe. Shkaku i këtij akti thuhet se është xhelozia në çift. Policia ka nisur hetimin lidhur me ngjarjen.
***
Ylber Bajrakurtaj 42-vjeç ka vrarë me sopatë bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurtaj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mehaj të qytetit të Koplikut në Malësinë e Madhe. Burri ka vrarë gruan pas një debati. Mësohet se çifti ka tre fëmijë. Policia ka arrestuar autorin në vendngarje.
Nga burimet mediatike theksohet gjithashtu se Ylberi (vrasësi) kishte probleme mendore, dhe se kishte debatuar herë pas here me bashkëshorten e tij Lumnien.
Të pyetur në vendngjarje fqinjët e çiftit theksojnë se kanë dëgjuar disa herë të bërtitura nga shtëpia e Bajarkurtajve, dhe se nuk ishte hera e parë që bashkëshorti kërcënonte gruan e tij.
- NJOFTIMI ZYRTAR I KOMISARIATIT TË KOPLIKUT
Me datë 28.01.2018, ora 18:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në qytet Koplik, Malësi e Madhe shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç, në oborrin e banesës së tij, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij L. B. 42 vjeçe.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.
Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i sëmurë mendor.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Përgatiti: AlpeNews.al





