• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET NGA PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI NË FIER/ 60-vjeçarja u qëllua teksa udhëtonte me motor, shpallen në kërkim babë e bir
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET NGA PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI NË FIER/ 60-vjeçarja u qëllua teksa udhëtonte me motor, shpallen në kërkim babë e bir

9 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sulaj të Fierit, ku një grua rreth 60 vjeçe është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të mbikalimit të Dërmënasit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, dy persona dyshohet se i kanë zënë pritë shtetases Suzana Mërnica, e cila po udhëtonte me motor së bashku me djalin e saj. Ata kanë dalë përpara mjetit dhe kanë qëlluar në drejtim të saj me armë zjarri.

E plagosura, me profesion fermere, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e para kanë çuar në identifikimin e autorëve të dyshuar: shtetasve Ali Cimili, 66 vjeç, dhe Afrim Cimili, 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Fierit dhe përgjatë akseve Fier-Vlorë dhe Fier-Lushnjë, ndërsa vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave materiale që do t’i shërbejnë hetimit.

“Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRANIA E ALEANCËS DHE KFOR-IT NË RAJON, GARANCI E SIGURUAR"/ Begaj takim me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s
Previous article PADIT NË SPAK KANDIDATIN E PD, ARJAN NDOJA/ Basha: Blerje votash e shantazh zgjedhësve duke përdorur lidhjet e tij me krimin

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT