Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fierseman të Divjakës, ku pas një sherri për pronat, një 50-vjeçar ka qëlluar me armë vëllanë e tij. Policia e Divjakës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Ndërkohë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Divjakë
Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.


