Në seancën e radhës për Inceneratorin e Tiranë, përfundoi paraqitja e konkluzioneve të palës mbrojtëse për 8 të pandehurit. GJKKO do ta shpallë vendimin më datë 16 prill, ora 13:00.
Avokati i tij, Emir Beta, tha se 68-vjeçari po mbahet prej dy vitesh në burg, edhe pse vuan nga disa sëmundje të rënda dhe kundështon kërkesën për dënimin njësoj të ministrit dhe një specialisti fundor.
Ai tha se klienti i tij është me një veshkë, vuan dhe nga disa sëmundje të tjera kronike, që e vështirësojnë edhe prezencën e tij në Gjykatë.
“Po ju dorëzoj letrën e të pandehurit prej meje, që kërkon të shpallet i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. E çuditshme si prokurori kërkon denim njësoj si për ministrin, ashtu dhe për specialistin fundor”, tha avokati.
Pas përfundimit të mbrojtjes, gjykata pritet të shpallë vendimin për 8 të pandehurit, për të cilët SPAK kërkoi në total dënimin me 26 vite burg.
Mes tyre edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, për të cilin SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg.


