• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“18-VJEÇ SHISJA RROBA TË PËRDORURA”/ Kandidatja e PS: Të jetojte vetëm si femër në Tiranë ka qenë një sfidë, të rrëmbenin e përdhunonin…
Home
Politikë

“18-VJEÇ SHISJA RROBA TË PËRDORURA”/ Kandidatja e PS: Të jetojte vetëm si femër në Tiranë ka qenë një sfidë, të rrëmbenin e përdhunonin…

7 April, 2025 s.autor Politikë

Julinda dhame, e cila konkurron për deputete në Qarkun e Tiranës, ka rrëfyer jetën e saj, nga fëmijërija, rritja e vetme e djalit të saj, deri tek puna në Bashkinë e Tiranës.

Në një rrëfim përballë Greta Topjanës, Dhame tha se si kur ishte 18 vjeçe mendoi të largohej nga shtëpia për tu përballur me jetesën vetëm, ndërsa puna e saj e parë ka qenë shitja e rrobave të përdorura.

“Zgjodha inxhinierinë e mjedisit. Në atë kohë pata edhe një rebelizëm tjetër, pasi mbusha 18 vjeç dhe ika nga shtëpia. Mendoja se duhet të jetoja vetëm dhe këtë bëra. Ika nga shtëpia dhe fillova edhe të punoja edhe të bëja shkollën. Fakultetin e kam kaluar me punë dhe me shkollë. Puna ime e parë ka qenë te ish-ekspozita, aty ka qenë një fushë e madhe dhe kam shitur rroba të përdorura.

Në fakt më vinte turp dhe vishesha si djalë me qëllimin që të mos më njihnin njerëzit, por qëllimi im ishte të mbaja veten dhe të bëja para”, tha Julinda ndërkohë që më tej u shpreh se pasi mbaroi fakultetin u detyrua që të rikthehej sërish te familja e saj dhe në vitin 2000, kur kryeministri Edi Rama i cili asokohe ishte Ministër i Kulturës, filloi të punonte në këtë institucion, kjo falë ndihmës së miqve të saj të cilët i dhanë një mundësi.

“Puna ime e parë ishte në Ministrinë e Kulturës të 2000 që ka qenë Edi Rama ministër Kulture. Jeta ime mori një tjetër rrjedhë. Në punë duhet të isha shumë gjatë dhe s’mund të kujdesesha dhe kështu duhet të rrija te mami.

Kjo ka qenë një dorë që më është dhënë nga miqtë e mi për tu futur në Ministrinë e Kulturës. Është ajo dora që unë mundohem t’ja jap të gjithëve se ajo dorë më ka ndryshuar jetën. Ne ishim atëhere shumë të paqartë. O do ikja jashtë ose do rrija në Shqipëri. Kanë qenë këto mendime.

Këtu të jetoje vetëm si femër ka qenë një sfidë shumë e madhe sepse nuk është si tani është qejf, por atëhere kishte ngacmime, jeta e pasigurt, ka pasur shumë probleme edhe unë e di shumë mirë çfarë kanë hequr vajzat në atë kohë.

Mund të të kapte plumbi, të të merrnin të të çonin jashtë, të të përdhunonin. Ka pasur ngjarje të frikshme. 2000 meqë erdhi ajo dora që më duhej, ajo dora që më tërhoqi dhe më dha një siguri. Unë atë dorën sot e kësaj dite nuk e harroj kurrë. Më ka lidhur sërish jeta me atë dorë.

Dhe unë e kam parim timin që gjithkujt duhet ti jepet një mundësi, një dorë për ti dhënë një mundësi. Unë ja them shpesh të gjithëve që kjo dorë të jepet njëherë në jetë ose dy herë, kështu që duhet ta mbash dhe ta shfrytëzosh për mirë ta nderosh veten dhe personin që të ka tërhequr”, tha ndër të tjera kandidatja për deputete për Partinë Socialiste në qarkun e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALDO I SHPREHU NDJENJAT DANJËS/ Reagon i dashuri i banores: Jam krenar për të...
Previous article VOTA E DIASPORËS/ Celibashi: Ja kur shpërndahen fletët në Europë e në kontinentet e tjera. Nuk ka kosto për shqiptarët jashtë

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT