Një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë në New York si pasojë e një sulmi me thikë prej një të panjohuri ndaj një grupi fëmijësh.
Policia ka bërë me dije se të plagosurit po marrin trajtim në spital, ndërsa fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë skenë horror, një grua të mbuluar me gjak e mbuluar me çarçaf.
Me plagë të rënda në spital u dërguan edhe një burrë dhe dy fëmijë. Mësohet se njëri prej fëmijëve është në gjendje kritike.


