• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTIREJ SI PROKUROR/ Arrestohet 49-vjeçari që merrte dokumente në Kadastër
Home
Aktualitet
Kronikë

SHTIREJ SI PROKUROR/ Arrestohet 49-vjeçari që merrte dokumente në Kadastër

6 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit la në burg një 49-vjeçar nën akuzë për mashtrim, pasi u prezantua si prokuror i SPAK, që sipas tij, e kishte dërguar kryeprokurori Altin Dumani për ta hetuar.

Pas arrestimit, Alban Muço, i dyshuar për mashtrim dhe përvetësim të titullit, kishte kërkuar në gjykatë një masë më të lehtë, por u refuzua nga gjyqtari i Apelit, Sokol Pina.

Në vendimin që TCH disponon, tregohet se si prokurori i rremë ishte paraqitur pranë agjencisë së Kadastrës në Berat dhe ka kërkuar disa dokumenta. E kthyer në një dëshmitare për grupin e hetimit, Osiana Zaimi, drejtoreshë e ASHK Berat, tregon se si e priti prokurorin që kërkoi takim në zyrë.

“Jam prokuror i SPAK,” – i tha Muço – “dhe kam ardhur me porosi të eprorit për të verifikuar denoncimin e një shtetaseje.”

Për këtë arsye, prokurori i rremë ka kërkuar nëse ASHK Berat posedonte apo jo dokumente pronësie të denoncueses. Siç rezulton në dosje, drejtoresha ia ka vendosur në dispozicion menjëherë dosjen e AMTP-ve, të cilën në përfundim prokurori i rremë ka përpiluar një procesverbal me shkrim dore, të cilin drejtoresha e ka protokolluar.

Prokurori i SPAK, siç shprehet zyrtarja, e ka informuar se në vazhdim ai do të udhëtonte drejt Skraparit për të hetuar pronat e një avokati. Drejtoresha ka filluar të dyshojë vetëm kur prokurori i rremë i SPAK është larguar nga zyra dhe ajo është kujtuar se prokurori i SPAK nuk i kishte paraqitur dokument identifikimi, dhe për më tepër, ajo nuk kishte dëgjuar asnjëherë se Alban Muço punonte prokuror në SPAK.

Për këtë arsye, siç kuptohet nga fashikulli, janë pyetur disa dëshmitarë, ndër të cilët edhe dy të rinj që ishin shoferë të punësuar nga prokurori i rremë.

Të njëjtin mashtrim si në Berat, prokurori i rremë i SPAK, Muço, e ka vazhduar edhe në Skrapar, sikurse dëshmon një tjetër zyrtar përgjegjës në ASHK Skrapar, identifikuar si Florian Mëno. Në këtë rast, zyrtari është marrë në pyetje nga Alban Muço për pyllin e Bogovës, dhe pas përpilimit të një procesverbali, është larguar.

Veç shqyrtimit të bisedave në aplikacionin WhatsApp, prokurorët po shqyrtojnë edhe telefonin.

Të vetmit që kanë dyshuar se personi që kishin përballë nuk ishte një prokuror dhe aq më tepër i SPAK, kanë qenë një çift që zotëron një agjenci imobiliare. Ata u kontaktuan prej të akuzuarit për një banesë me qera.

I kanë vendosur përpara kontratën dhe kushtet e saj dhe kur çifti ka nisur ta pyeste Muçon, ai ka reaguar: “Jam prokuror i SPAK nga ata të paravijës.” I ndodhur përpara dyshimeve, ai ka pyetur: “S’ua mbush syrin?”.

Por ndryshe nga ata që punojnë në shtet, për çiftin rëndësi kishte vetëm pagesa e qerasë dhe kontrata, të cilën mashtruesi e ka përmbushur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENT NË RRUGËN E ARBRIT/ Makina rrëshket nga dëbora dhe përplaset me murin rrethues të një banese
Previous article MARRËVESHJA PËR MINERALET E RRALLA/ Ukraina nis ekipin e negociatorëve në SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik në Gjermani, ndërrojnë jetën dy motra shqiptare (EMRAT) Aktualitet

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik në Gjermani, ndërrojnë jetën dy motra shqiptare (EMRAT)

AKSIDENT NË BERAT/ Makina përplas turistin holandez, po kalonte tek vijat e bardha Aktualitet

AKSIDENT NË BERAT/ Makina përplas turistin holandez, po kalonte tek vijat e bardha

"SULM NDAJ PRONËS PRIVATE"/ Shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome Aktualitet

"SULM NDAJ PRONËS PRIVATE"/ Shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT