Mesditën e kësaj të diele, qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu.
Pjesë të shumta të rajonit të Elbasan duke përfshirë tëgjitha qytetet dhe fshatrat përjetuan një përkeqësim të kushteve atmosferike që solli vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në aktivitetet e tyre përditshme sidomos nga ora 14:00-15:00 kur intensiteti i reshje ishte mjaft i dendur.
Në zonat e thella malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh por edhe Elbasan kanë filluar reshjet e dëborës por me trashësi të papërfillshme për momentin .
Autoritetet kanë vepruar menjëherë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm. Ndërkaq nga mbizotërimi i motit me reshje ka pasur rënie inertesh në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas, veçanërisht në vendet e quajtura “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku nga lartësitë e kodrave kanë rënë gurë si edhe ka pasur rrëshqitje masivesh me dhera.
Përkundër kushteve të këqija të motit, emergjencat dhe shërbimet e mbrojtjes civile kanë bashkëpunuar ngushtë për të siguruar që çdo situatë e mundshme e përkeqësimit të mbahet nën kontroll dhe që qytetarët të jenë të mbrojtur nga rreziqet e mundshme të motit të keq.


