• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRNDANTE KOKAINË NË DISKOT E NATËS NË TIRANË/ Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, kapet 107 gramë kokainë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRNDANTE KOKAINË NË DISKOT E NATËS NË TIRANË/ Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, kapet 107 gramë kokainë

5 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Krujës në bashkëpunim me policinë e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin I. Rr., banues në Tiranë. I riu dyshohet se shpërndate kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë mbrëmjeve.

Arrestimi i 26-vjeçarit u bë pas mesnate në Rinas, ku Policia ndaloi automjetin që drejtohej nga i riu. Gjatë kontrollit fizik të personit dhe mjetit, atij iu gjetën 107 gramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje.

Nga ana tjetër janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3180 euro dhe 48 000 lekë. Sipas hetimeve është zbuluar se i arrestuari siguronte lëndën narkotike dhe më pas e shpërndante në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë 

Finalizihet operacioni policor i koduar “Mesnata”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine, në Tiranë.

Sekuestrohen rreth 107 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza dhe shuma parash(euro dhe lekë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. Rr., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrethrrotullimin e Rinasit, pas mesnate, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. Rr. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe 3180 euro dhe 48 000 lekë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE I VETMI QË MË JE PËRGJIGJUR"/ Berisha me tregtarët: Pastrimi i shtëpisë është zotimi ynë. Rama i la pensionistët të fundit në rajon
Previous article FLET NGA ZALL HERRI/ Rama: Shteti i kishte kthyer kurrizin Forcave të Armatosura! 10-fishuam investimet në fushën e mbrojtjes...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n Aktualitet

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më… Aktualitet

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT