• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA ZALL HERRI/ Rama: Shteti i kishte kthyer kurrizin Forcave të Armatosura! 10-fishuam investimet në fushën e mbrojtjes…
Home
Politikë

FLET NGA ZALL HERRI/ Rama: Shteti i kishte kthyer kurrizin Forcave të Armatosura! 10-fishuam investimet në fushën e mbrojtjes…

5 April, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Zall Herr për të prezantuar arritjet në fushën e mbrojtjes, theksoi se Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë dhe të harresës për Forcat e Armatosura. Ai e cilësoi këtë si një periudhë të braktisjes së fushës së mbrojtjes, ku shteti i kishte kthyer kurrizin Forcave të Armatosura.

Rama shpjegoi se pas këtij procesi ka pasuar një rritje të ndjeshme të investimeve në këtë sektor. Ai njoftoi se investimet në fushën e mbrojtjes janë 10-fishuar, duke u rritur nga niveli ku investohej dikur për gjithë ushtrinë.

Kryeministri gjithashtu njoftoi se rekrutimet për Forcat e Armatosura janë 5-fishuar, duke theksuar se Forca e Armatosur e Shqipërisë po tërheq një numër gjithnjë e më të madh të rinjve. Ai po ashtu u shpreh se ushtria shqiptare është ndër më të paguarat në rajon, me një pagë mesatare prej 1550 euro, duke shtuar se kjo nuk është paga e fundit dhe se ka ende mundësi për rritje të mëtejshme.

Kryeministri Edi Rama në Zall Herr në prezantimin e arritjeve në fushën e mbrojtjes: Shqipëria ra në humnerë dhe më pas kishte braktisje shumë të gjatë të fushës së mbrojtjes. Shteti ia ktheu kurrizin Forcave të Armatosura. Ne kemi 10-fishuar investimet në fushën e mbrojtjes. Dikur investohej për gjithë ushtrinë aq sa sot investojmë vetëm për Mbrojtjen Civile. Sot kemi një Forcë të Armatosur të Republikës së Shqipërisë, drejt së cilës të rinjtë po hedhin sytë. Rekrutimet janë 5-fishuar. Në rajon, kemi ushtrinë më të paguar. Jemi sot në pagë mesatare 1550 euro dhe nuk është stacioni ynë i fundit. Do kemi një ushtri të paguar, aq sa mesatarja e vendeve të NATO-s. Ushtria do ketë pajisje të avancuar të kohës. Shumë rekrutë do kenë akses në kredi të butë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANTE KOKAINË NË DISKOT E NATËS NË TIRANË/ Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, kapet 107 gramë kokainë
Previous article VRASJA E ILARIA SULËS/ Gjyqtari: Mark Samson rrezikon arratisjen dhe prishjen e provave! 22-vjeçarja shqiptare varroset të hënën në Terni

s.autor

Postime të ngjashme

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së Politikë

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT