• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NDARJA NGA JETA E IKONËS SË ARTIT SHQIPTAR/ Mbahen sot homazhet në nder të aktores Margarita Xhepa
Home
Kulturë

NDARJA NGA JETA E IKONËS SË ARTIT SHQIPTAR/ Mbahen sot homazhet në nder të aktores Margarita Xhepa

4 April, 2025 s.autor Kulturë

Mbahen sot homazhet në nder të ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar se homazhet do të mbahen në orën 10:00 deri në orën 13:00.

“Pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit”, thuhet në njoftimin shpërndarë për mediat.

Margarita Xhepa! Mbi 180 role në kinematografi dhe teatër

Margarita Xhepa, një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda”, Dafina tek Lumi i vdekur , Filja tek Cuca e maleve , Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën , Nëna tek Përballë vetes etj.Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit , Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë.

Margarita Xhepa ka qenë pjesë e filmave “Vitet e para” , “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” . Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PENGOI HETIMET PËR DISA ÇËSHTJE"/ Sot në KPA seanca për kryeprokurorin e Lezhës Erjon Shehaj, Dumani kërkon shkarkimin e tij për shkelje profesionale
Previous article POLICIA AKSION NË BERAT/ Kontrolle për goditjen e veprimtarive kriminale dhe personave në kërkim! 2 të arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT