• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PAZAKONTË/ Vidhet dhe thyhet Xhamia e Dragostunjës në Librazhd
Home
Aktualitet
Kronikë

E PAZAKONTË/ Vidhet dhe thyhet Xhamia e Dragostunjës në Librazhd

3 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarjë e pazakontë është regjistruar në fshatin Dragostunjë të bashkisë së Librazhdit këtë javë. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur paratë që ndodheshin në kasafortën e xhamisë së fshatit Dragostunjë.

Vjedhja është konstatuar mesditën e të martës nga besmitarët të cilën kishin shkuar për t’u falur në këtë objekt kulti. Ata janë trishtuar jashtëzakonisht shumë kur kanë konstatur që njëra nga dritaret e xhamisë ishte dëmtuar dhe kanë dyshuar që kjo ishte vepër e keqbërësve.

Pasi janë futur brenda xhamisë kanë konstatuar se kasaforta që ndodhej aty ishte hapur me levë dhe ishin grabitur paratë që ndodheshin aty. Imami i xhamisë së Dragostunjës ka konfirmuar ngjarjen e cila është një nga më të rëndat e ndodhura aty.

Që nga koha e rihapjes së institucioneve të kultit në Rrethin e Librazhdit pas vitit 1990 sipas besimtarëve myslimanë dhe jo vetëm, nuk është rregjistruar ndonjë rast i vjedhjes së arkës apo i thyerjes së kasafortës në xhamitë e kësaj zone. Në xhaminë e Dragostunjës për çdo vit besimtarët kontribuojnë në vlera të konsiderueshme në arkën e këtij objekti kulti.

Vitin e kaluar konfirmohet se besimtarët kontribuan me 3.4 mln lekë dhe gjatë muajve të parë të këtij viti shuma e parave të dhuruara nga besimtarët me rastin e Fiter Bajramit ka qenë e konsiderueshme.

Kjo mesa duket ka nxitur vjedhësit të futen aty gjatë paradites së të martës duke thyer një nga dritaret e xhamisë.

Paraprakisht dyshohet që vjedhja është kryer nga disa persona dhe ka qenë e mirëorganizuar. Besimtarët dhe i gjithë komuniteti i Dragostunjës kërkojnë që policia të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të identifikohen autorët e vjedhjes së parave nga kasaforta e xhamisë dhe ata që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar të dënohen maksimalisht nga ligji.

Arka ose kasaforta e xhamive hapet gjatë vitit vetëm një herë dhe kjo zakonisht ndodh në javën e fundit të muajit dhjetor dhe me këto para ndihmohen familjet e varfëra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË KRYQËZIMIN E GJADRIT/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, njëri prej tyre përfundon në kanal
Previous article "KAM PËRJETUAR PADREJTËSI DHE SHTYPJE"/ Për herë të parë ish-nusja e Mehmet Shehut flet për bindjet politike, Silva Turdiu: Ja kë do të votoj

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT