Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se sot në Sofje ka takuar Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović. Ajo shprehet se Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale.
“Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Prandaj, sot në Sofje takova mikun dhe mbështetësin e fuqishëm të Kosovës, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, të cilit i përcolla urimet më të përzemërta për rizgjedhjen në këtë post.
Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë” – shkruan Osmani në profilin e saj në Facebook.


