• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NESËR FITËR BAJRAMI/ Kreu i komunitetit Mysliman uron të gjithë besimtarët: Shpresoj që kjo festë të sjellë begati e mirëqenie
Home
Sociale

NESËR FITËR BAJRAMI/ Kreu i komunitetit Mysliman uron të gjithë besimtarët: Shpresoj që kjo festë të sjellë begati e mirëqenie

29 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mbyllet nesër me festën e Fitër Bajramit muaji i agjërimit dhe sakrificave për besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe mbarë botën.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë, ndaj edhe në mesazhin e tij kreu i komunitetit mysliman, Bujar Spahiu ftoi të mos harrohen nesër në ditën e festës, më të varfrit dhe më të pamundurit.

“Nesër është festë, hani e pini të gëzuar nga se këtë e keni Fitër në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. Ne sot i lutemi Zotit të madhëruar, mishëruesit, bamirësit që Ramazani i nderur i cili është fund e krye një mundësi e madhe për ne, në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë tek zoti për ne. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia është virtyt e falja më me vlerë se hakmarrja. Festojmë me familjen, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të festës, të moshuarit të varfrit”, u shpreh Bujar Spahiu.

Kryetari i myslimanëve uroi që ky Bajram të sjellë harmoni, solidaritet dhe begati në familjen e çdo shqiptari.

“Fitër Bajrami të na shërbejë si moment i vetëbesimit tonë të respektojmë vlerat e përgjithshme njerëzore qoftë një burim mirësie dhe uniteti për të gjithë shqiptarët”, shtoi ai.

Në Tiranë, Fitër Bajrami do të falet në Sheshin Skënderbej dhe ceremonia sipas komunitetit mysliman do të nisë në orën 06:45 me leximin e Kuranit e ligjëratës, ndërsa namazi do të falet në orën 07:30 të mëngjesit. Pasi kryhet falja e namazit, besimtarët i vijojnë festimet me drekën e Bajramit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO DHE EMRI/ U zbulua nga “SKY ECC”, arrestohet politikani shqiptar në Belgjikë, trafikonte kokainë
Previous article DO FLEMË NJË ORË MË PAK/ Akrepat do të lëvizin një orë përpara, të dielën rikthehet ora verore

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT