Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi sot Mianmarin dhe lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Tajlandë e Kinën Juperëndimore. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë shokuese teksa ndërtesa të larta shemben,dhe të tjera në Bangkok janë dëmtuar.
Deri më tani raportohet për 25 të vdekur. Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra, shpalli gjendjen e emergjencës pas shembjes së një ndërtese 30-katëshe në ndërtim e sipër në kryeqytetin Bangkok, e cila ka bllokuar 43 punëtorë në një kantier në pjesën veriore të qytetit.
Instituti Gjeologjik i SHBA (US Geological Survey) ka lëshuar një alarm të kuq duke paralajmëruar se dëmet mund të jenë shumë të mëdha, raporton Sky News.
Në Bangkok jetojnë më shumë se 17 milion njerëz.
Ndiqni në zhvillim lajmet më të fundit


