• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA RIKTHEHET NË SPAK/ Berisha: S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian
Home
Politikë

SHBA RIKTHEHET NË SPAK/ Berisha: S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian

27 March, 2025 s.autor Politikë

Sali Berisha del edhe njëherë blof pasi propaganda e tij se SHBA braktisi reformën në drejtësi, u rrëzua me rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK. Edhe pse iu rrëzua propaganda, kreu i PD, Sali Berisha vijon të thotë se nuk do të pranojë drejtësi politike, por do ta reformojë atë me Komisionin e Venecias. Komentet i bëri gjatë një takimi me shoqatat e biznesit.

“Çfarë reforme? Reformë që u mohon shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor. Po dënohen zyrtarë, për zyrtarë mbani një statistikë ju lutem, Kina komuniste dënon më shumë se çdo vend tjetër, por dënon edhe politikisht, ndaj edhe quhet diktaturë komuniste.

E sjell këtë shembull sepse shqiptarët kanë nevojë urgjente për një rireformim të këtij sistemi me Komisionin e Venecias. Sepse ky ortek po bëhet gjithnjë e më i madh. Dosjet po bëhen gjithnjë e më të mëdha, biznesmenët, qytetarët nuk marrin të drejtat e tyre.

Ju jap shembullin e Kinës, Kina është më e ashpra për dënimet për korrupsion, por Kina jep edhe dënime politike. E vërteta është se ka një klimë biznesi të pakrahasueshme sepse nuk pret kush 10 vite. Sepse një biznesmen falimenton për 10 vite.

Pra është një çështje që ju duhet të ngrini zërin tuaj. Sigurisht ne e ngremë zërin tonë sepse nuk mund të pranojmë një drejtësi politike, por ju si biznes, qytetarët duhet të ngrenë çështjen se atyre u mungon procesi ligjor që është një e drejtë themelore e tyre. Prandaj këtu duhet një partneritet i përbashkët, t’i themi gjërat siç janë”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM NJË PRESIDENT I LUMTUR"/ Lukashenko: Gjysma e botës ëndërron për diktaturën tonë
Previous article DETAJE SHOKUESE/ Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith kokainë, shoqja e filmon! ZBARDHET ngjarja në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT