• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUAM FUNDIN E LUFTËS”/ Netanyahu: Do zgjerojmë territorin, do marrim toka palestineze
Home
Nderkombetare

“DUAM FUNDIN E LUFTËS”/ Netanyahu: Do zgjerojmë territorin, do marrim toka palestineze

26 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Izraeli është i gatshëm të zgjerojë territorin e tij duke marrë pjesë nga territori i Rripit të Gazës.

Këtë fakt e ka bërë të diktur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili në një seancë dëgjimore në Parlament përsëriti kërcënimet kundër Hamasit.

“Sa më shumë që Hamasi të vazhdojë në refuzimin e tij për të liruar pengjet tanë, aq më i fuqishëm do të jetë represioni që ne ushtrojmë, kjo përfshin edhe zgjerimin e territorit tonë kundrejt tokave palestineze dhe shumë gjëra të tjera”, tha Netanyahu.

Kërcënimi i Netanyahut lidhet me faktin se Hamasi nuk po i liron pengjet izraelite. Reagimi i Netanyahut vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes së Izraelit paralajmëroi Gazën për marrje të mëtejshme të territorit.

Sakaq, palestinezët demonstruan kundër Hamasit në Gazën veriore, në atë që dukej të ishte protesta më e madhe kundër grupit militant që nga sulmet e tij ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Videoja e siguruar nga CNN dhe Reuters tregojnë turma të mëdha, që vlerësohet se ishin mijëra njerëz. Ata brohorisnin “Për hir të Zotit, Hamas duhet jashtë”, “Terroristët e Hamasit” dhe “Duam t’i japim fund luftës”.

Një mesazh i shpërndarë në mediat sociale duket se bën thirrje për nëntë demonstrata kundër Hamasit në të gjithë Gazën, ku organizatorët e protestës thanë se “zërat tanë duhet të arrijnë të gjithë spiunët që shitën gjakun tonë”.

Protestat vijnë pasi numri i të vdekurve në Gaza kaloi 50 000 të dielën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavë. Kriza në enklavë, e cila mbështetet pothuajse ekskluzivisht në ndihmën humanitare, u përkeqësua kur Izraeli tha se po ndalonte të gjithë ndihmat nga hyrja në Gaza në fillim të marsit, pas prishjes së bisedimeve për zgjatjen e armëpushimit.

Izraeli e ka akuzuar shpesh Hamasin për vjedhjen e ndihmave humanitare të dërguara në enklavë për të “rindërtuar makinën e tij të luftës”, diçka që grupi militant e mohon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I KE KTHYER NË ANTIVLERA"/ Gerta debaton me Eglin: Nuk kam dashur të njollos njerëz
Previous article 4 VITE PA NJOHJE/ Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Pacolli: Rama e Begaj më mbështetën

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT