• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
4 VITE PA NJOHJE/ Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Pacolli: Rama e Begaj më mbështetën
Home
Rajon

4 VITE PA NJOHJE/ Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Pacolli: Rama e Begaj më mbështetën

26 March, 2025 s.autor Breaking News, Rajon

Pas katër vitesh pa asnjë njohje shteti i kontinentit afrikan, Kenia e ka njohur sot pavarësinë e Kosovës. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në Facebook nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Në postimin e publikuar Pacolli shprehet se kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë, por një fitore e madhe për Kosovën, e cila erdhi pas një pune të gjatë e të palodhur. Pacolli gjithashtu falënderon edhe presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i kanë dhënë.

Shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021. Kjo njohje ishte pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë. Para saj, shteti i fundit që e njohu, ishte Barbadosi në vitin 2018. Por, intensiteti i njohjeve filloi të binte që nga viti 2015.

Në këtë dhjetëvjeçar, Kosovën e njohën vetëm 9 shtete. Vendi vazhdon të mos njihet nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor – Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si dhe pesë shtete të Bashkimit Evropian – Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Postimi i plotë:

Sot, Kosova shkruan histori!

17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran!

Kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë – është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me krenari në Nairobi, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet kur punohet dhe ka vullnet për të!

Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë. Që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet. Kam shkuar derë më derë, zyrë më zyrë, me vetëm një qëllim – të bëj të njohur zërin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet.

Presidenti William Ruto, i qëndroi fjalës së dhënë në vitin 2016.

Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia!

Kjo është diplomaci me rezultat. Kjo është Kosova që e respektojnë! Kjo është fitorja e dinjitetit tonë kombëtar në arenën ndërkombëtare!

I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Repbulikën e Shqipërisë në Nairobi. Kosova duhet të jetë prezente aty ku respektohet dhe mbështetet – në zemrën e Afrikës! Kjo ambasadë do të jetë porta e Kosovës për të hyrë fuqishëm në kontinentin afrikan, për të ndërtuar aleanca të reja politike, ekonomike dhe kulturore.

Dua te shpreh falenderimin për bashkëpunëtorin tim të ngushtë, Jetlir Zyberaj i cili ka qenë në mënyrë permanente syri dhe veshi im jo vetëm në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

Një falënderim të veçantë dua t’i shpreh edhe Shqipërisë, presidentit Begaj dhe kryeministrit Edi Rama të cilët më kanë dhënë mbështetje shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUAM FUNDIN E LUFTËS"/ Netanyahu: Do zgjerojmë territorin, do marrim toka palestineze
Previous article PROGRAMI PËR BUQËSINË/ Berisha: Dalim nga Ballkani i Hapur! Rama ka gjetur Lulin, të vijë në debat televiziv

s.autor

Postime të ngjashme

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT