• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU DREJT ANGLISË/ Kapet në kokën e kamionit gruaja me fëmijën, pranga shoferit dhe dy shqiptarëve
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKU DREJT ANGLISË/ Kapet në kokën e kamionit gruaja me fëmijën, pranga shoferit dhe dy shqiptarëve

24 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona, mes tyre dy shqiptarë, janë arrestuar pasi futën një grua dhe një fëmijë 6-vjeçar ilegalisht në Britaninë e Madhe me anë të një kamioni.

Sipas komunikatës për media të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), të cilës i referohet Top Channel, treshja u arrestua nga oficerët e agjencisë mëngjesin e 23 marsit, pasi kamioni mbërriti me një traget nga Hook of Holland në portin e Killingholme në North Lincolnshire.

Ai u kontrollua nga Forcat Kufitare, të cilët po punonin me NCA-në. Gruaja dhe fëmija, të dy shtetas shqiptarë, u gjetën të fshehur në kabinën e kamionit dhe iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.

Shoferi i kamionit, një 36-vjeçar nga Polonia, u arrestua. Ai u akuzua për bashkëpunim në emigracion të paligjshëm dhe pritet të dalë sot para Gjykatës Magjistrale të Grimsby-t.

Menjëherë pas kësaj, dy shqiptarë të moshës 44 dhe 26 vjeç u arrestuan gjithashtu nga oficerët e NCA-së pak milje larg portit ku u ndalua kamioni. Ata ishin nisur me makinë nga zona Hendon e Londrës dhe dyshohej se po shkonin për tek kamioni në të cilin u gjetën gruaja dhe fëmija 6-vjeçar.

44-vjeçari u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa 26-vjeçari mbetet në paraburgim pasi besohet se është subjekt i një Njoftimi të Kuq të Interpolit, si pasojë e të cilit ai mund të ekstradohet në Itali, ku dhe kërkohet në lidhje me veprat penale të trafikut të drogës.

“Neutralizimi i krimit të organizuar të imigracionit mbetet një prioritet kryesor për NCA.

Shumë nga grupet e përfshira janë të vendosura jashtë shtetit, ku ka individë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të përfshirë në këtë lloj kriminaliteti iu them se do kenë vëmendjen e plotë të NCA dhe partnerëve tanë.

Hetimi ynë për këtë incident po vazhdon”, tha Jacque Beer, Shefi Rajonal i Hetimeve të NCA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA NGA BABAI NJË MUAJ MË PARË/ Palestinezja Rayyan Alwan mund të varroset në Tiranë, të afërmit nuk tërheqin trupin nga morgu
Previous article TRONDITET KOSOVA/ Pronari i furrës së bukës vret me armë punëtoren, më pas jep fund jetës së tij

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT