• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MUZEU HEBRAIK GATI BRENDA DY VITESH NË VLORË/ Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin
Home
Kulturë

MUZEU HEBRAIK GATI BRENDA DY VITESH NË VLORË/ Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin

23 March, 2025 s.autor Kulturë

Muzeu Hebraik & Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal në Vlorë, që projektohet nga studio izraelite Kimel Eshkolot, pritet të përfundojë brenda 2 vitesh.

Sot paradite kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe ishin për të inspektuar punimet që kanë nisur një muaj më parë.
Godina do të vishet me 98% me gur shqiptar, 2 % gur lokal izraelit.

Muzeu po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik, ku Muzeu Hebraik Shqiptar do te jete pjese e kompleksit kulturor.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama inkurajoi përshpejtimin e punimeve, teksa theksoi se ky Muze është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe në mozaikun shqiptar dhe se me vendosjen e linjes ajrore direkt me Izraelin do të kthehet në një destinacion të lakmuar turistik.

“Besoj që do e bëni më shpejt se dy vjet apo jo, domethënë besoj që është ndërtim që ka kompleksitet, por nuk është i pamundur që për 8- muaj të bëhet, nga ana ndërtimore. Unë mendoj që kompania për 8-9 muaj e mbyll këtë. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë që ky është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës po dhe në mozaikun shqiptar“ – u shpreh Kryeministri.

Ai kërkoi që të nisë paralelisht dhe puna e muzealizimit

“Muzealizimin ta nisim paralel, tha ai

“Jemi duke lidhur kontratën me kompaninë amerikane që është përgjegjëse për muzealizimin. Do të donim që brenda një viti të jetë gati” u tha gjatë prezantimit.

Kryeministri beson se Muzeu do të jetë një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe atë shqiptar që do të forcojë edhe më tepër lidhjet e shqiptarëve me izraelitët.

“Historia e hebrejve shqiptarë është e jashtëzakonshme. Me vendosjen e linjës direkte ajrore nga Izraeli, kërkesa për të ardhur turistë në Shqipëri është shumë e madhe. Kanë nisur të njohin historinë tonë të lidhur me ta dhe ky është gur themeli me të cilën do të ndërtojmë gjëra pozitive për turizmin, ekonominë e teknologjinë. Vlora është me fat e krenare që ka këtë histori”

Paralelisht aty pranë po ndërtohet edhe Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal, e cila do të kthehet në një vatër të teknologjisë dhe inovacionit me plot aktivitete sociale e kulturore për të rinj e të reja që kanë prirje digjitale. Kryeministri Rama u rikthye sërish, pas inspektimit në muajin nëntor të vitit të kaluar, në kantierin ku po punohet intensivisht për finalizimin e këtij projekti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Bloomberg: Uashingtoni synon një armëpushim deri në Pashkë
Previous article "VËLLAI IM IKU TEK HYJI"/ Enkel Demi: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT