• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GKYKATA TURKE LE NË BURG KUNDËRSHTARIN E ERDOGAN/ Kryebashkiaku i Stambollit, Imamoglu mohon akuzat! Protestat nuk ndalen
Home
Nderkombetare

GKYKATA TURKE LE NË BURG KUNDËRSHTARIN E ERDOGAN/ Kryebashkiaku i Stambollit, Imamoglu mohon akuzat! Protestat nuk ndalen

23 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata turke urdhëroi kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu të mbahet në paraburgim. Ky vendim pritet të shkaktojë protesta edhe më të mëdha se ato që janë zhvilluar në shumë qytete të mëdha të Turqisë për katër ditët e fundit.

Kryebashkiaku i Ankarasë, i cili gjithashtu i përket Partisë Popullore Republikane (CHP) si Imamoglu, e quajti vendimin një “turp” për sistemin gjyqësor të vendit.

Vendimi për të dërguar në burg Imamoglu, i cili konsiderohet kundërshtari më i fortë i Presidentit Recep Tayyip Erdogan u mor pavarësisht akuzave nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe liderët evropianë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Gjykata turke tha se Imamoglu dhe të paktën 20 persona të tjerë janë burgosur si pjesë e një hetimi korrupsioni. Nuk ka ende një raport të veçantë për hetimin ndaj kryebashkiakut të Stambollit për “terrorizëm”.

Prokurorët turq i kanë kërkuar gjykatës që të mbajë Imamoglun dhe katër bashkëpunëtorët e tij në pritje të gjyqit, siç njoftoi më herët zyra e kryebashkiakut të Stambollit, me atë që mohoi kategorikisht akuzat për korrupsion dhe lidhje me PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), duke i përshkruar ato si “të pamendueshme”, “të pabazuara” dhe “të pamoralshme”.

Miratimi i propozimit të prokurorit do të thotë që Imamoglu do të shkarkohet nga detyra, pasi legjislacioni në Turqi i lejon qeverisë të emërojë dikë tjetër në vend të tij.

Ndërkohë tensionet po rriten në Turqi. Protestat kundër arrestimit të tij nuk ndalen dhe mbi 340 persona janë arrestuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË DURRËS/ Sekuestrohen 3.5 kg kanabis sativa. Në pranga 2 persona
Previous article KANDIDATËT PËR DEPUTET NË VLORË/ Rama: Komuniteti përfaqësohet nga socialistë 24 karatë

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT