• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYQI NDAJ KRYEBASHKIAKUT TË STAMBOLLIT/ Atmosferë e tensionuar jashtë gjykatës! Mbështetësit e Imamoglut përplasen me policinë
Home
Nderkombetare

GJYQI NDAJ KRYEBASHKIAKUT TË STAMBOLLIT/ Atmosferë e tensionuar jashtë gjykatës! Mbështetësit e Imamoglut përplasen me policinë

22 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Është e tensionuar atmosfera jashtë gjykatës së Stambollit ku qindra mbështetës të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, janë mbledhur dhe brohorasin në mbështetje të tij

Pavarësisht ndalimit të tubimeve, i cili u zgjat deri më 27 mars, mbështetësit e Imamoglu qëndrojnë jashtë gjykatës, ndërsa procedurat me 34 hetuesit dhe 91 të pandehurit (përfshi Imamoglun) pritet të zgjasin gjithë natën.

Siç shihet nga pamjet, qyetarët janë përplasur me policinë si dhe u kanë vënë zjarrin objekteve të ndryshme rrugëve të qytetit.

turqi (4)

Sipas raportimeve, forcat e policisë e kanë kthyer pallatin në një fortesë pasi janë përforcuar me  5000 kolegë të tyre  nga krahina të tjera të vendit.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua të mërkurën për “korrupsion” dhe “mbështetje të një organizate terroriste”, mbërriti në Gjykatën e Caglayan në Stamboll pasditen e sotme për t’u paraqitur para prokurorit.

turqi (2)

Prokuroria do të vendosë për vazhdimin e masës së paraburgimit të kryebashkiakut, i cili është kundërshtari kryesor i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Kryebashkiaku i Stambollit i ka cilësuar akuzat ndaj tij si “imorale dhe të pabaza”, sipas një deklarate të lëshuar sot nga bashkia e qytetit turk.

“Akuzat joetike dhe të pabaza ndaj meje, nga raportet e sajuara deri tek koha e hetimeve, synojnë të cenojnë reputacionin dhe besueshmërinë time”, theksoi kryebashkiaku, sipas deklaratës.

turqi (1)

“Ata që qëndrojnë pas kësaj strategjie do të duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre para gjykatave. Unë do të ngre një padi kundër individëve dhe institucioneve të përfshira në këtë,” paralajmëroi ai. “Ky proces jo vetëm që dëmton reputacionin ndërkombëtar të Turqisë, ai shkatërron gjithashtu besimin te drejtësia dhe ekonomia,” shtoi ai.

Kryebashkiaku shprehet se “ndjen fuqinë e miliona njerëzve” që e mbështesin: “Sido që të ndodhë, do të luftoj për drejtësinë dhe të vërtetën me mjete ligjore deri në fund të jetës sime”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Aksident i rëndë në aksin Berat-Dimal, humb jetën 33-vjeçari
Previous article "DJALI I POLITIKANIT MË DHUNOI"/ Adelina Tahiri: Kriza me burrin zgjati 6 muaj

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT