• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Banorët ‘zbuluan’ rrjetin e prostitucionit, drejtuesja kolumbiane mashtronte vajzat me punësim në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ Banorët ‘zbuluan’ rrjetin e prostitucionit, drejtuesja kolumbiane mashtronte vajzat me punësim në Tiranë

22 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gabriela Martinez, 47 vjeçe, ishte koka e një rrjeti të gjerë prostitucioni të shtrirë në Tiranë, që u godit më 21 mars nga sektori i Antitrafikut në Policinë e Tiranës, duke çuar në arrest edhe një efektive policie. Dirigjuesja Martinez është ende në kërkim dhe dyshohet se fshihet në Kolumbi, nga ku drejtonte grupin në bashkëpunim me efektiven Anisa Brahaj, që ishte edhe tutorja, por edhe taksistin Esmerald Sulollari, 39 vjeç, që merrte vajzat kolumbiane nga Rinasi, të cilat më pas shfrytëzoheshin për prostitucion.

Por si u zbulua rrjeti?

Kanë qenë banorë të pallateve që janë ankuar në Policinë e Tiranës, pas hyrjeve dhe daljeve të dyshimta të 44 vajzave nga Kolumbia, të cilat tashmë janë në hetim. Vajzat merrnin me qira apartamente Airbnb në komplekse të ndryshme pallatesh në Tiranë. Pas këtyre denoncimeve, sektori i Antitrafikut zbuloi rrjetin e prostitucionit dhe pas 5 muajsh hetime u zbulua skema e mirëorganizuar.

Si rekrutoheshin vajzat?

Martinez ka arritur që të rekrutojë 44 vajza kolumbiane në Tiranë dhe i ka shfrytëzuar për prostitucion. Kontaktin e parë me vajzat e krijonte përmes një agjencie udhëtimi që kolumbiania dyshohet se ka në pronësi të saj në Kolumbi dhe përmes saj mashtronte të rejat për t’i sjellë në vendin tonë për punësim. Më pas, mësohet se drejtuesja e grupit, investonte tek vajzat e rekrutuara me operacione plastike. 44 vajzat e vëna në hetim janë të moshës nga 18 vjeç deri në 35 vjeç.

Pagesat për një vajzë varionin deri në 250 euro dhe të gjitha të rejat regjistroheshin në faqet online të eskortave. Fillimisht të rejat do duhet t’i shlyenin drejtueses së grupit pagesat deri në 4 mijë euro për operacionet plastike dhe pas shlyerjes së ‘borxhit’ fitimet ndaheshin përgjysmë. Pagesat mësohet se drejtuesja kolumbiane i merrte përmes taksistit Sulollari, i cili ia niste përmes pikave të transfertave të parave ose me Bitcoin.

Nga hetimet ka rezultuar se në vitin 2023, Gabriela Martinez kishte ardhur në vendin tonë dhe ishte takuar me taksistin Esmerald Sulollarin. Pasi ai u arrestua në celularin e tij u gjendën edhe bisedat mes tyre.

Efektivja në rolin e tutores

Në skemë ishte e përfshirë edhe një police e komisariatit numër 4, Anisa Brahaj, e cila kishte rolin e tutores. Ajo siguronte drejtuesen kolumbiane se në ambientet ku ushtrohej prostitucioni nuk do të kishte kontrolle, madje nëse ndonjë prej vajzave do të shoqërohej në polici, do të ndërhynte për liruar. Policja 34-vjeçare aktualisht ndodhet në masën arrest në shtëpi për veprat penale për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ndërsa, drejtuesja e grupit rezulton në kërkim bashkë me 2 të tjerë, një të huaj 22 vjeçe dhe një shqiptar 30 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK FAL" RRUGORJA E TIRANËS/ Në dy muaj largohen mbi 80 automjete të parkuara keq
Previous article "ORA E TOKËS"/ Sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT