• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK PËRFUNON HETIMET/ Deputeti i PD dërgohet për gjykim pas aksidentit që bëri në gjendje të dehur
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK PËRFUNON HETIMET/ Deputeti i PD dërgohet për gjykim pas aksidentit që bëri në gjendje të dehur

20 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 27 të vitit 2025, për të pandehurin Qani Xhafa, aktualisht deputet i PD në Kuvend.

Xhafa akuzohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se më 11 mars 2023, Xhafa, duke drejtuar një automjet tip Toyota me targa AB 457 IJ, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në Bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit, Xhafa ka goditur një shtyllë të ndriçimit rrugor, duke shkaktuar dëme të lehta materiale.

I pandehuri Xhafa është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë më 19 maj 2023.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.27 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRFITIME PËR SEKTORIN FINANCIAR"/ Guvernatori Gent Sejko: SEPA do t’u kursejë agjentëve ekonomikë rreth 20 milionë euro...
Previous article I VENDOSUR PËR TA SHKRIRË SPAK/ Berisha: Do bëjmë reformë të drejtësisë me ndihmën e Venecias dhe aleatëve tanë...

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT