• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FLISTE VETË ME TALO ÇELËN”/ Nuredin Dumani në seancë: Fatos Gosa informatori im, e paguaja!
Home
Breaking News

“FLISTE VETË ME TALO ÇELËN”/ Nuredin Dumani në seancë: Fatos Gosa informatori im, e paguaja!

18 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka vijuar sot seanca në lidhje me dosjen “Plumbi i artë”.

Fatos Gosa, një nga të pandehurit ka deklaruar se akuzat e bëra në drejtim të tij nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani nuk janë të vërteta.

“Unë jam kot këtu, le ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam asnjë lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Dua vetëm drejtësi, asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë”, ka deklaruar ai në sallën e gjyqit.

Më pas, avokati i Fatos Gosës ka marrë në pyetje Nuredin Dumanin.

Pjesë nga seanca:

Avokati: Keni thënë se do vrisnit Oltin? Pse nuk e vratë?

Dumani: Nuk e vrava sepse nuk ishte në Elbasan.

Av: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën “më vratë” ne Sky. Pse ja atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?

Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën do të vrisnim Olti Kilën. Shkuam me dy makina, por ai s’ishte fare në Elbasan. Henriku komunikonte vazhdimisht me Suelin. Unë vetëm pas atentatit i kam shkruar. Më vonë nuk kam komunikuar më edhe pse ai e ka kërkuar një gjë të tillë. Do zbardhet Matriksi e do dalin.

Avokati: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?
Dumani: Sepse vetëm atëherë mu hapën sytë.

Avokati: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?
Dumani: Asgjë.

Avokati: Kur e njohe Talo Çelën dhe pse u prishën marrëdhëniet me të?
Dumani: Fundi i 2009 fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi. Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllain tim.

Avokati: Makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit ka ndenjur në garazhin tënd?
Dumani: Po ka qëndruar. Makinën e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.

Avokati : A është përdorur në ngjarje tjetër?
Dumani: Po për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.

Avokati: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?
Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.

Avokati: Si ju ka informuar Gosa?
Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME DIASPORËN/ Rama sërish në Greqi, pas Athinës e Selanikut takim me shqiptarët në Kretë
Previous article CEREMONIA MORTORE E BABAIT TË HASHIM THAÇIT/ Balla, Ruçi dhe Malaj bëjnë homazhe dhe vendosin lule

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT