• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “PARTIZANI”/ Llogaritë e Malltezit të bllokuara, Gjykata Kushtetuese nuk ndryshon masën për dhëndrin e Berishës
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “PARTIZANI”/ Llogaritë e Malltezit të bllokuara, Gjykata Kushtetuese nuk ndryshon masën për dhëndrin e Berishës

16 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur në seancën e shqyrtimit paraprak padinë e bashkëshortëve Jamarbër dhe Argita Malltezi që në nëntor 2024 i kërkuan kthimin e pasurive të bllokuara për shkak të dosjes ‘Partizani’.Gjykata ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare çështjen, duke lënë kështu të ngrira 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari në emër të Malltezit dhe aksionet e shoqërisë Home Plan.

Ky vendim i gjykatës Kushtetuese do të thotë se mbeten në fuqi vendimet e gjykatave më të ulëta dhe për rrjedhim pasuritë mbahen nën sekuestro preventive për llogari të SPAK.

Aprovimin për sekuestron që ndalon tjetërsimin e tyre, SPAK e mori dy vjet më parë, fillimisht nga dy Gjykata të Posaçme. Në fund në prillit  2024 e tha fjalën e saj edhe Gjykata e Lartë që rrëzoi rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish kryeministrit Berisha.

Jamarbër Malltezit, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë jo edhe mbi kërkesën që të shpallej si e papajtueshme masa e arrestit shtëpiak.

Në tetor 2024, SPAK i ka dorëzuar gjykatës Antikorrupsion tetë të akuzuar, midis tyre ish kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin që dyshohen se u korruptuan nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili akuzohet edhe për pastrim parash.

Tre nga të pandehurit janë shoqëri tregtare përmes të cilave dyshohet se u pastruan paratë. SPAK thotë në dosjen e pagëzuar “Partizani” sipas emrit të klubit shumë sportësh, se ish kryeministri ka kryer veprime aktive për miratim ligjesh me qëllim privatizimin e tyre sipas nevojave të pesë familjeve pronare tek të cilat përfshihet edhe Malltezi.

Prej pesë muajsh procesi po shqyrtohet ne fazën paraprake gjatë të cilës të pandehurit kanë kundërshtuar gjetjet e SPAK. Seanca e radhës do të jetë në 4 prill ku dhe pritet të vendoset nëse do kalojë apo jo “Partizani” në gjykim themeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUKE KREMTUAR MESHËN/ Vatikani publikon foton e Papa Françeskut, imazhi i parë që nga shtrimi i tij në spital
Previous article "SA HERË KRENOHENI ME KËTË BE"/ Rama-komentuesit: Është stacioni i fundit i shpëtimit të vendit nga e shkuara

s.autor

Postime të ngjashme

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin Aktualitet

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT