• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PATRONAZHISTËT FAMËZINJ”/ Berisha komenton listën e PS: Përbëhet nga kandidatë me dosje në SPAK…
Home
Politikë

“PATRONAZHISTËT FAMËZINJ”/ Berisha komenton listën e PS: Përbëhet nga kandidatë me dosje në SPAK…

15 March, 2025 s.autor Politikë

Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike, ka komentuar kandidaturat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme dhe të lidhura me korupsionin dhe krimin. Ai theksoi se kandidaturat e PS janë të njohura për dosje të rënda dhe lidhje me skandale korruptive, duke përmendur Taulant Ballën si simbol të kësaj liste. Berisha akuzoi listën e PS-së për përfshirjen e patronazhistëve dhe përpjekjet për të mbrojtur pushtetin me çdo çmim, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

Ai gjithashtu e cilësoi listën e PS-së si “më qesharakën” që ka parë ndonjëherë, duke bërë një paralelizëm me turizmin. Sipas Berishës, kandidatët vijnë dhe shkojnë, marrin një mandat dhe kthehen sërish pas katër vjetësh me “fasada” dhe “meremetime” që nuk janë as ripërtëritje, as një proces i dobishëm për qytetarët.

Sali Berisha: Të dashur miq, përsëri jam para jush për të diskutuar me ju, për të dëgjuar pyetjet dhe për t’ju përgjigjur komenteve tuaja. Ka qenë një javë hektike, në kuptimin e mbledhjeve të pafundme për përzgjedhjen e kandidaturave, por mendoj se PD paraqet para shqiptarëve kandidaturat më përfaqësuese që ajo ka paraqitur në tërë ekzistencën e saj.
Paraqet para shqiptarëve kandidatura që kanë një karrierë politike të gjatë dhe kanë qendruar në pushtet si shërbëtorë të qytetarëve.
Shkurtimisht, grupi i parë i listës së Edi Ramës janë që të gjithë pa përjashtim me dosje të rënda Spak-u, aferash korruptive ndër më të mëdhatë dhe lidhje me krimin ndër më të tmerrshme. Simbol i kësaj liste, përveç Edi Ramës vetë, është Taulant Balla.
Grupi tjetër, është grupi i patronazhistëve famëzinj, të cilët nuk kanë ligj as moral, mercenarë të vërtetë që shkelin kushtetutën për privilegjet e tyre për të mbrojtur pushtetin. Vendosen në lista, sepse njëri i thotë se Rama është Zeus, se tjetra thotë se, Rama është 10 hapa para.
E treta thotë, është brand botëror. Pra, lista e turistëve, është lista, duhet ta themi haptas, është lista më qesharake që është paraqitur ndonjëherë. Sepse, çfarë ndodh?
Këta vijnë e shkojnë. Marrin një mandat, rrinë 4 vjet, vazhdojnë punën e tyre dhe merr një grup turistësh tjerë, i sjell, i merr dhe këta i quan fasada, i quan meremetim, këta i quan ripërtëritje.
Po ripërtëritja nuk është një proces turistik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR ZGJIDHET KRYEPESHKOPI/ Sipas amanetit të Anastasit, kishën do e drejtojë një klerik shqiptar
Previous article SFIDA E MOSREAGIMEVE/ Gerta përlotet teksa sheh nga ekrani fëmijët e saj në oborr

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT