• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GËRDECI KRIM SHTETËROR”/ Zamira Durda: Drejtësia po zvarritet! Mediu na kërcënoi në sallën e gjyqit, na tha mbylleni gojën
Home
Aktualitet
Kronikë

“GËRDECI KRIM SHTETËROR”/ Zamira Durda: Drejtësia po zvarritet! Mediu na kërcënoi në sallën e gjyqit, na tha mbylleni gojën

15 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zamira Durda, e cila humbi djalin vetëm 6 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, shprehet se nuk do të rresht së kërkuari drejtësi për të birin.

Shpërthimin e 15 marsit 2008 e ka ende para syve dhe që nga ajo ditë nisi edhe jeta plot kalvar në dyert e drejtësisë, për të cilat thotë, se këto 17 vite vetëm i janë mbyllur para syve.

“Si dita e parë që ka ndodhur shpërthimi. Mendoja ‘ditën e djeshme’, 14 marsin, që kishte qenë lumturia ime familjes, sepse nga ajo ditë deri më sot kemi bërë një jetë të vështirë, të lodhshme, një jetë me shumë dhimbje. Na është mbytur në kalavar dhe dhimbje të mëdha, për familjen, burim e fëmijët”, thotë Durda në një intervistë për Report Tv.

Edison Durda ishte një nga 26 viktimat që shkaktoi masakra e Gërdecit. Ai ishte vetëm 6 vjeç dhe po luante me biçikletë, kur humbi jetën nga shpërthimi i fabrikës së vdekjes.

“Djali im nuk kishte asnjë faj”, thotë Durda, por faji i tij i vetëm ishte se doli të luante me biçikletë dhe e poqën, e dogjën.“Më intereson vetëm gjetja e drejtësisë për tim bir, ia kanë marrë jetën në mënyrë të padrejtës. Faji i vetëm ishte pse doli të lozte me biçikletë, e dogjën, e poqën. Ne nuk ishim në luftë, po të ishte luftë do isha fajtore unë që ta ruaja fëmijën tim, por ai u vra nga shteti, u masakrua.

Nuk i njihte as predhat, as municionet, asgjë. Betimi që kam bërë para arkivolit të tij, ditën që e kam nisur për banesën e fundmit, unë s’do rresht dhe motivi im është vendosja e drejtësisë. Kjo është forca ime”, tha Durda.

Zhgënjimin nuk e fsheh as për drejtësinë e re, për të cilën thotë se po zvarrit procesin gjyqësor.

“Për familjarët e viktimave dhe mua, të gjithë dyert e drejtësisë më janë përplasur në fytyrë. Në të gjitha kanë mbajtur të njëjtin qëndrim sepse mbrojnë shtetin, edhe në Strasburg që e fituam nga 2009 dhe morëm fitoren vjet si krim shtetëror, Këtë kalavar kemi fituar vetëm të drejta e viktimës.

Vazhdojmë në SPAK që kisha shpresë. Nga avokatët e të pandehurve thuhen që i trajtojnë viktimat si heronj. Kemi dy vjet me provat e prokurorit në SPAK, janë bërë qindra seanca.

Në GJJKO jam pjesë e procesit, i kam të drejtat e mia, por do dëgjosh të pandehurit, kemi dy vjet që zvarritet, jemi akoma tek provat e prokurorit. 6 muaj zgjati akti ekspertimi financiar. 3 muaj po shkon akt ekspertimi ushtarak.

Për sa kohë që dha urdhër që  demontimi të bëhej nga punëtorë të pakualifikuar. Ai (Fatmir Mediu) e ka dhënë këtë urdhër që ka zhveshur forcat e armatosura, transporti bëhej me mjetet e ushtrisë. Aty vepronte vetë ushtria shqiptare”, thotë Durda.

Madje, Durda thotë se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka kërcënuar edhe në sallën e gjyqit, duk u thënë mbyllni gojën. Apo avokatët e të pandehurit i thonë gjyqtarit se po trajtohen viktimat si heronj.

“Ngriti zërin i pandehuri, na u ngrit drejtpërdrejtë, mbylleni gojën, i thuhet gjyqtarit po trajtoni viktimat si heronj. Mediu ju tha mbyllni gojën? Po, e tmerrshme, vetëm i pandehuri ka të drejtë, ne s’kemi asnjë të drejtë të flasim, edhe po folëm do dalim jashtë. 2 vite jemi ende tek provat e prokurorit, vetëm orë leximi, fjalime parlamenti, se s’ka asnjë provë, do vetëm të zvarrisë të përfitojë kohë. Na kërcënoi, na u hakërrua i pandehuri në sallë”, tha Durda.

Krim shtetëror e quan Gërdecin, siç ka thënë Strasburgu, ndërsa kërkon që të gjithë përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.

“Gërdeci ishte një krim shtetëror që duhet të hetohen ata që e bënë, ata që dhanë urdhër dhe dëmshpërblimet që janë dhënë nga Gjykata Administrative të paguhen nga fajtorët e vërtetë dhe jo taksapaguesit shqiptar. Kjo është vendosja e drejtësisë, kur secili të paguajë për dëmin e shkaktuar.

Ka dështuar piramida shtetërore nga presidenti deri te kryeplaku i fshatit. Fajtor të gjendet nga presidenti, te kryeplaku i fshatit dhe të gjithë paguajnë për dëmshpërblimin që është bërë, është qesharak”, theksoi Durda.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA MITAJ TEK DAKU/ Sylvinho zbulon gjendje e mungesave ‘big”, flet edhe për Brojën e Ismjalin
Previous article SHKAKTOI AKSIDENT DUKE QENË I DEHUR/ Arrestohet 34-vjeçari në Vlorë! Ja akuzat e ngritura ndaj tij

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT