Shtetet e Bashkuara po dëbojnë ambasadorin e Afrikës së Jugut në Uashington, me sekretarin e shtetit Marco Rubio që akuzon të dërguarin për urrejtje ndaj vendit dhe presidentit Donald Trump.
Zyra për presidentin e Afrikës së Jugut të shtunën e quajti vendimin “për të ardhur keq”, duke shtuar se vendi mbeti i përkushtuar për të ndërtuar një marrëdhënie reciproke të dobishme me Amerikën.
Lëvizja e rrallë e SHBA-së ,shënon zhvillimin e fundit në rritjen e tensioneve midis dy vendeve.
“Ambasadori i Afrikës së Jugut në Shtetet e Bashkuara nuk është më i mirëpritur në vendin tonë të madh”, postoi Rubio në X të premten.
Rubio akuzoi ambasadorin Ebrahim Rasool se ishte një politikan që urren Amerikën.
“Ne nuk kemi asgjë për të diskutuar me të dhe kështu ai konsiderohet persona non grata”. tha ai


