• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STARMER KUNDËR “LOJËRAVE POLITIKE” TË PUTIN/ Mbledh 25 vende për armëpushimin në Ukrainë
Home
Nderkombetare

STARMER KUNDËR “LOJËRAVE POLITIKE” TË PUTIN/ Mbledh 25 vende për armëpushimin në Ukrainë

15 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Keir Starmer ka paralajmëruar se Vladimir Putin nuk mund të lejohet të “luajë lojëra” me mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, ndërsa përgatitej të prezantontoj propozime për një marrëveshje paqeje në një koalicion prej rreth 25 liderësh botërorë.

Ai do të udhëheqë një telefonatë me video këtë të shtunë, duke mobilizuar rreth 25 liderë botërorë për të siguruar angazhime të forta për mbështetje të Ukrainës dhe për të shtuar presion ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për të pranuar një armëpushim.

Takimi i cili përfshin vende perëndimore si SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re, synon të ofrojë ndihmë logjistike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën, në një përpjekje për të vendosur një pozicion të fortë për Kievin në bisedimet e paqes.

Starmer ka theksuar se Britania mund të dërgojë paqeruajtës në Ukrainë pas një marrëveshjeje armëpushimi, por ka kërkuar që SHBA të sigurojë mbështetje të mëtejshme për këto forca. Ai gjithashtu ka kërkuar masa të tjera për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë, për të siguruar një fund të qëndrueshëm të luftës.

“Nëse Rusia më në fund vjen në tryezë, atëherë ne duhet të jemi gati për të monitoruar një armëpushim për të siguruar që është një paqe serioze dhe e qëndrueshme. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë ne duhet të sforcojmë çdo pikë për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë për të siguruar një fund të kësaj lufte”, tha Starmer.

Në mes të tensioneve diplomatike, presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar kushtet të cilat Ukraina dhe shumë shtete perëndimore i kanë refuzuar, duke përfshirë kërkesa për t’i hequr Ukrainës mundësinë për t’u bashkuar me NATO-n dhe për të kontrolluar territoret e pushtuara.

Starmer ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke e akuzuar Kremlinin se po kërkon vonesa të qëllimshme në përpjekjet për paqe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Vranë një shqiptar më 1999 në Itali, vihen në pranga dy persona që fshiheshin prej vitesh në Dibër
Previous article "E NISA RRUGËTIMIN TIM PËR T'U BËRË VIOLINISTE"/ Romina Kuko rrëfen historinë e saj në podcastin e Ramës

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran Botë

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT