• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË FILLIM S’E BESOJA”/ Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova, mendova që Shqipëria po ndryshon
Home
Politikë

“NË FILLIM S’E BESOJA”/ Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova, mendova që Shqipëria po ndryshon

15 March, 2025 s.autor Politikë

Bora Muzhaqi, kandidate për deputete në listën e mbyllur të Partisë Socialiste, ka ndarë eksperiencën e saj për nisjen e karrierës politike në Shqipëri gjatë një interviste në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Ajo ka përshkruar me entuziazëm momentin kur u kontaktua nga PS, duke theksuar se në fillim nuk e besonte që do të kishte mundësi për të ndërtuar një karrierë politike në Shqipëri.

Muzhaqi, e cila ka një formim të gjerë akademik, duke përfshirë studimet në Angli, tha se ka qenë një studente ekselente dhe pas përfundimit të gjimnazit, vendosi të ndiqte studimet jashtë shtetit. Ajo u pranua në katër universitete të njohura dhe përfundoi masterin në Ekonomi. Pas përfundimit të studimeve, ajo mori pjesë në thirrjen e kryeministrit Rama për studentët që jetonin jashtë dhe, si rezultat, mori një intervistë për një pozicion te Ministria e Financave.

Në intervistën e saj, Muzhaqi tha se përfshirja e saj në programin “Deputeti që duam” ishte një hap i madh për të, duke theksuar se kur mori telefonatën nga PS, ajo ishte e impresionuar dhe e ndjeu se Shqipëria po kalonte një fazë ndryshimi. Ajo gjithashtu e pranoi se shpesh politikën e ka shoqëruar balta, por theksoi se ajo ka dhënë shumë kontribut për zhvillimin e Shqipërisë dhe është e angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive.

Bora Muzhaqi: Unë kam qenë studente ekselente në gjimnaz. Pastaj vendosa pas gjimnazit të iki jashtë. Shkova në Angli dhe aplikova në universitete atje, u pranova në katër universitete dhe nisa studimet për Ekonomi. Pasi përfundova masterin në Angli, dëgjova thirrjen tuaj për studentët që jetojnë jashtë. Më morën dhe më intervistuan për një pozicion te Ministria e Financave. Jam audituese ligjore në Shqipëri dhe në Angli. Pashë “Deputeti që duam” dhe mora pjesë. Në fillim nuk e besoja që portali do ishte i hapur. Kur mora telefonatën nga PS, u impresionova dhe thashë që Shqipëria po ndryshon. Tek pjesa e baltës, keni të drejtë, baltosemi shpesh. Unë kam shumë vite që jap kontribut në Shqipëri.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ U konfliktua dhe plagosi me armë gjahu në këmbë një 53-vjeçar, pranga të riut në Elbasan
Previous article SOT PROTESTA KUNDËR MBYLLJES SË TIKTOK/ Premtohet rikthimi i rrjetit social

s.autor

Postime të ngjashme

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT