• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËSHTOJNË NEGOCIATAT/ Dashnor Sula nuk do të jetë kandidat i Adriatik Lapajt
Home
Politikë

DËSHTOJNË NEGOCIATAT/ Dashnor Sula nuk do të jetë kandidat i Adriatik Lapajt

14 March, 2025 s.autor Politikë

Dashnor Sula nuk do të jetë kandidat për deputet në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku u bë pjesë pas largimit nga PD.

Palet ishin në negociata për mundesinë që deputeti demokrat të kandidonte me këtë formacion politik, por sipas burimeve, ata nuk kanë arritur të dakordesojnë dhe finalizojnë një bashkëpunim në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike apo koalicionet zgjedhore, edhe pse janë regjistruar në KQZ ne daten 12 mars, kanë të drejtë të ndërrojnë emra edhe për 4 ditët në vazhdim.

Kjo ka qenë nje kohe kur palët kanë vazhduar negociatat, të cilat duket se nuk janë finalizuar.

Një ditë më parë (13 mars) ishte vetë Sula që njoftoi zyrtarisht se do të ishte në listën e Elbasanit në koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

“Jam i lumtur t’u njoftoj se demokratët e Elbasanit do ti përfaqësoj në Parlamentin e ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

U jam shumë mirënjohës Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko, këtyre djemve të rinj dhe të papërfolur, që më ftuan të kandidoj në zgjedhjet e 11 majit. Unë i falenderoj dhe shpreh mirënjohje edhe për drejtuesit e forcave te tjera politike që për etikë nuk po i përmend që më ftuan të bashkohesha në ekipin e tyre pas medalies që më dhanë si “SPAKIST”. Mendoj se Shqipëria Bëhet dhe bëhet vetëm me djem të rinj. 

Nga sot, do të nis takimet me përkrahësit e mi, të cilët edhe në një ditë shumë të vështirë si ajo e djeshmja, më qëndruan pranë dhe më mbështetën.

U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk kam arritur tu përgjigjem, ju falenderoj përzermërsisht për fjalët.

Ma besoni, nuk ishte zgjedhja ime të largohesha nga Partia Demokratike. I kam dhënë asaj partie 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq në kohën kur ishte në pushtet.

Kam sakrifikuar kohën time, i kam hyrë në hak familjes sime dhe fëmijëve të mi, për të punuar cdo ditë për PD-në, por nuk mund të lejoja që kontributi im të hidhej në koshin e plehrave vetëm se kam shprehur mbështetjen time të palëkundur për institucionet e reformës në Drejtësi. Po e them që tani, SPAK-ist do të jem edhe në Parlamentin e ardhshëm sepse besoj që po i bën vendit një shërbim që kjo klasë politike nuk ka arritur tia bëjë në 35 vite.

Na priftë e mbara deri në 11 Maj”, shkruante Sula.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH RUSISË/ Macron: Duhet të pranojë propozimin për armëpushim 30-ditor për një zgjidhje paqësore
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ ML-ja e zezë nuk i ndalon Policisë dhe godet 2 makina

s.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT