• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAK ORË/ Balluku: Një vepër sfiduese infrastrukturore
Home
Politikë

PAK ORË/ Balluku: Një vepër sfiduese infrastrukturore

14 March, 2025 s.autor Politikë

Sot hapet Tuneli i Murrizit, duke e bërë në këtë mënyrë të aksesueshme të gjithë Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pak orë para hapjes e cilësoi këtë tunel një vepër komplekse dhe sfiduese.

“Vite, muaj punë e palodhur nga të gjithë skuadrat për një vepër sfiduese infrastrukturore, e cila padyshim mori kohë, por tashmë është gati dhe nuk ka kënaqësi më të madhe se dita finale. Si kjo dita sot, të gjithë së bashku do të festojmë veprën infrastrukturore më të madhe të verilindjes shqiptare, Rrugën e Arbrit të përfunduar, rrugën e të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht të Dibrës sime,” u shpreh ministrja Balluku me një video të rastit të postuar në rrjetet sociale.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje.

Në total, Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi 8,5 km. Me gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat përreth, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGACMOI SEKSUALISHT 14-VJEÇAREN/ Arrestohet 63-vjeçari në Fier
Previous article EMRAT/ Shpërndanin lëndë narkotike në Durrës, përfundojnë në pranga dy persona

s.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT