• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJE ME ARMË NË KURBIN/ Tentuan t’u shpëtojnë efektivëve, por u konfliktuan me njëri -tjetrin në makinë dhe nxorën armët
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSJE ME ARMË NË KURBIN/ Tentuan t’u shpëtojnë efektivëve, por u konfliktuan me njëri -tjetrin në makinë dhe nxorën armët

13 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Plagosje me Armë Zjarri në Zonën e Kurbinit

Sipas të dhënave paraprake, një konflikt i çastit ka agravuar duke përdorur armët dhe, për pasojë, është qëlluar në drejtim të një shtetasi, duke e plagosur në kofshë.

Në kërkim për disa vepra penale, qarkullonte i armatosur dhe përplasi automjetin e punonjësve të Policisë, gjatë operacionit për kapjen e tij, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov).

Shoqërohet në Komisariat dhe një i afërm i 28-vjeçarit, pasi në momentin e ndërhyrjes së Policisë, për kapjen e shtetasit në kërkim, i shoqëruari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, një 26-vjeçar që ishte në automjet me 28-vjeçarin.

Shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë, lëndë narkotike dhe/ose sende të tjera të kundërligjshme, me vete, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas me rrezikshmëri, i cili qarkullonte me armë në qytetin e Laçit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hijet”.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se shtetasi i kërkuar po lëvizte me automjet, në lagjen nr. 4, Laç.

Në momentin e ndërhyrjes për ndalimin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe menjëherë kanë ndërhyrë.

Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të automjetit që lëvizi me shpejtësi, sapo u konstatuan shërbimet e Policisë.

Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtohej nga shtetasi i kërkuar, në tentativë për t’iu shmangur shërbimeve, është përplasur me automjetin e shërbimeve operacionale të DVP Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe arrestuar shtetasin K. B., 28 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2023, për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim të pronës.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, dyshohet se para se të ndërhynte Policia, për kapjen e të kërkuarit, në automjetin e tij ndodheshin dhe shtetas të tjerë. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Gj. B., i afërm i shtetasit K. B., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin M. D., 26 vjeç, të cilin shërbimet e Policisë e transportuan menjëhere në spital dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Gj. B., pasi ka plagosur 26-vjeçarin, ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., dhe është larguar me shpejtësi, me këmbë.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit të koduar “Hijet”, kanë kapur dhe kanë shoqëruar shtetasin Gj. B., dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Në përfundim të veprimeve do të ketë informacion të plotë në lidhje me rastin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI MIRATON 10 PROJEKTLIGJE ME VOTAT E PS/ Mes tyre Plani i Rritjes i BE, ‘Paketa e Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj-Braçe dhe hapja e zyrës së PE
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Putin pranon armëpushimin: Falënderoj Trumpin

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT