Lëvizja e Kanadasë për të vendosur tarifa për energjinë elektrike që eksporton në shtetet e mesperëndimit të SHBA-së, kryesisht por jo vetëm ka sjellë reagime të reja nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenti amerikan.
Donald Trump përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se po vendos menjëherë një tarifë tjetër prej 25% ndaj Otavës për importet e çelikut dhe aluminit.
Në fakt, Trump vë në dukje se 25% aktual do të fillojë të vendoset nesër dhe do t’i shtohet edhe 25% që ai ka vendosur dhe nënshkruar tashmë por aktualisht është “ngrirë” deri më 2 prill.
Me tarifat 50% për çelikun dhe aluminin, Kanadaja bëhet padyshim vendi me tarifat më të mëdha amerikane në botë në këtë fushë dhe është e qartë se Zyra Ovale, pavarësisht reagimeve të vazhdueshme nga tregjet, nuk ka ndërmend të dorëzohet për këtë çështje.
Në të njëjtin mesazh, Trump vazhdon me një apel për kanadezët që të kërkojnë të bëhen shteti i 51-të i SHBA-së, duke theksuar se tarifat do të zhduken dhe taksat e tyre do të ulen ndjeshëm nga nivelet e tyre aktuale kombëtare.



