Policia e Tiranës njofton se mëngjesin e së hënës në orën 07.30 është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi me iniciale B. A., 23 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, po punohet për hetimin e ngjarjes.
Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim A. Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.
Po ashtu, ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 15-vjeçar, për motive të dobëta si dhe për një shtetase 47 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur një 47-vjeçar.


