Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim.
Kristian Kovaçi(Pacani) ishte në masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, nga gjykata e Lezhës.
310-vjeçari ishte dënuar gjithashtu nga gjykata e Shkodrës me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Escape”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit ”, për llogari të DVP Lezhë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Escape”, si rezultat i të cilit u bë kapja e shtetasit:
Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.


