• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Milan-Lazio/ Kryefjala e të dielës në Serie A, në lojë është Europa
Home
Futboll

Milan-Lazio/ Kryefjala e të dielës në Serie A, në lojë është Europa

28 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Vetëm një javë pas takimit Inter – Roma kampionati italian ofron një tjetër klasike të aksit Milano – Romë. Bëhet fjalë natyrisht për përballjen Milan – Lazio, një duel tepër interesant që do të luhet dy herë në harkun e vetëm katër ditëve, për shkak të përplasjes tjetër që do të kenë këto dy klube mesjavën e ardhshme, kur në San Siro do të mbahet akti i parë përsa i përket fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Në La Skalën e Serisë A në orën 18:00 do të zbresë Lacio, pikërisht skuadra më në formë, sigurisht pas dyshes Napoli – Juventus. Një sezon vërtet fantastik për bardhekaltërit që krenohen si skuadra që ka shënuar më shumë deri në këtë pikë të kampionatit. Me gjithë tre golat e realizuar në takimin e prapambetur ndaj Udinezes ekipi i Simone Inzaghi-t preku shifrën 56, duke iu afruar mesatares 2,7 gola për ndeshje, për më tepër në një edicion kur Lacio ia doli mbanë për të dalë me 3 pikët nga shtëpia e Juventusit, dicka që nuk ndodhte prej plot 15 sezonesh.

Aktualisht në kampionat “bardhekaltërit” po mbajnë poshtë dyshen Inter – Roma, gjë që dukej tepër e vështirë në fillimin e sezonit, ndërkaq pavarësisht kualifikimit mes katër skuadrave më të mira në Kupën e Italisë vlen të theksohet edhe prania e Lacios gjithashtu në Europa League. Vetë trajneri emilian pranon se dy përballjet e fundit me Kievon dhe Udinezen i kanë kushtuar shumë energji ekipit, në aspektin fizik, e sikur të mos mjaftonte kjo në skuadër do të mungojë përsëri golashënuesi më i mirë i Serisë A, Ciro Immobile.

Në krahun tjetër për herë të parë pas plot katër muajve Milani ia doli mbanë për të siguruar dy fitore radhazi në kampionat, duke u afruar sërish me Zonën Evropiane. Gatuzo nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Rikardo Rodrigez, i cili pritet të zëvendësohet nga Kalabria ose Antoneli, gjithsesi në kampin kuqezi ka doza të theksuara optimizmi, në radhë të parë prej përmirësimit të dukshëm në formë nga ana e futbollistëve të Milanit, ku spikat ish-i Lucas Biglia, por mbi të gjitha edhe prej faktit që Lazio nuk fiton në Stadiumin Meazza ndaj “kuqezinjve” që nga 1989 e largët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si gjithmonë para kohe/ Sa shpejt paskan çelur këtë rradhë lulet "budallaqe"
Previous article Shokon futbollisti i Bayern: Golin e shënova me ‘vegël’

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT