• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROSTITUCION NË LOKALIN E NJOHUR NË MILANO/ Media italiane: Pronari dhe mashtruesja ‘seriale’ i pastruan në Shqipëri 80 milionë eurot e përfituara…
Home
Botë

PROSTITUCION NË LOKALIN E NJOHUR NË MILANO/ Media italiane: Pronari dhe mashtruesja ‘seriale’ i pastruan në Shqipëri 80 milionë eurot e përfituara…

5 March, 2025 s.autor Aktualitet, Botë, Kronikë

Një hetim i madh nga autoritetet italiane ka zbuluar një rrjet të gjerë të prostitucionit, trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave, me qendër lokalin e njohur të natës “Gintoneria” në Milano.

Pronari i tij, Davide Lacerenza, së bashku me Stefania Nobile, janë nën akuzë për një sërë veprash të rënda kriminale, përfshirë dërgimin e shifrave të mëdha të parave të pista drejt Shqipërisë.

Sipas Corriere della Sera, një nga pistat më shqetësuese të hetimit lidhet me një skemë të mundshme të pastrimit të parave me destinacion Shqipërinë. Në një video të publikuar në Instagram, Davide Lacerenza, duke iu referuar një udhëtimi të Stefania Nobile dhe Wanna Marchi në Shqipëri me një Lamborghini Urus, flet për “80 milionë euro cash në bankë”.

Një përgjim tjetër i regjistruar më 5 maj 2023 përforcon dyshimet e prokurorisë: Lacerenza përmend drejtpërdrejt paratë që supozohet se janë transferuar nga Wanna Marchi drejt Shqipërisë. Autoritetet italiane po hetojnë nëse këto para janë rezultat i aktivitetit të paligjshëm të organizuar në “Gintoneria”, ku klientëve u shiteshin jo vetëm shampanjë dhe shërbime eskortash, por edhe drogë e klasit të lartë, përfshirë kokainën rozë të njohur si “tusi”.

Hetimet kanë zbuluar se Lacerenza dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin një metodë të sofistikuar për të rritur fitimet e lokalit. Klientët, shumë prej të cilëve ishin të gatshëm të shpenzonin mijëra euro në një natë, furnizoheshin me drogë falas për t’i bërë më të “çliruar” dhe të gatshëm për të shpenzuar më shumë në alkool dhe shërbime eskortash.

Në një nga përgjimet, Lacerenza i tregon Stefania Nobile për një klient që kishte paguar 500 euro për një eskortë, ndërsa ai vetë i kishte faturuar edhe shishet e shampanjës. Ajo e aprovon skemën duke i thënë: “Ke bërë mirë.”

Një influencuese e njohur, e pranishme në një nga këto festa, u regjistrua duke marrë kokainë të ofruar nga vetë Lacerenza. Në përgjimet e prokurorisë, ai dëgjohet duke i thënë: “Pipa është gjithmonë falas.”

Përveç festave të shfrenuara në lokalin e tij, Lacerenza kishte ngritur një sistem të tërë dërgesash në shtëpi, ku eskortat dhe droga shpërndaheshin si një shërbim “VIP”. Në një nga bisedat e regjistruara, ai dëgjohet duke i thënë një klienti: “I dërgova pesë putana në shtëpi, zbrit poshtë dhe merrni.”

Në një tjetër episod, ai përshkruan një klient që kishte marrë një vijë kokaine 20 cm të gjatë dhe kishte mbetur i shkatërruar. Këto episode tregojnë qartë mënyrën se si droga dhe prostitucioni ishin të lidhura ngushtë me biznesin e tij dhe burimin e të ardhurave që tani janë nën hetim për pastrim parash.

Prokuroria ka vënë në shënjestër edhe Stefania Nobile, e cila, pavarësisht se ndodhet në arrest shtëpiak, konsiderohet si një nga figurat kyçe në këtë skemë kriminale. Ajo ishte përgjegjëse për administrimin e financave të aktivitetit, duke u kujdesur që të ardhurat nga droga dhe prostitucioni të përdoreshin për të financuar bizneset e tjera ose të pastroheshin përmes transfereve në vende të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Për momentin, Wanna Marchi nuk është zyrtarisht nën hetim, por përmendja e saj në disa përgjime si personi që ka transportuar para drejt Shqipërisë ka nxitur autoritetet italiane të zgjerojnë hetimet.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, autoritetet italiane po punojnë për të zbuluar se si dhe ku janë transferuar paratë e pista të fituara nga aktivitetet e paligjshme të Lacerenza-s. Shqetësimi kryesor i prokurorisë është nëse një pjesë e këtyre fondeve janë investuar në biznese në Shqipëri, duke përdorur sistemin bankar ose rrugë të tjera të pastrimit të parave.

Skandali i “Gintoneria-s” po shkund botën e biznesit të natës në Itali, ndërsa lidhja e tij me Shqipërinë mund ta bëjë këtë rast edhe më të ndërlikuar, duke përfshirë edhe autoritetet shqiptare në hetimet ndërkombëtare për pastrim parash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUMP "THYEN" REKORDIN E BILL CLINTON/ Mban 100 minuta fjalim, më i gjati në dekada në Kongresin amerikan
Previous article MASHTROI QYTETARIN DHE I MORI PARA/ Pronari i agjencisë: Jam kushëriri i Nuredin Dumanit

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit Aktualitet

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin Aktualitet

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT