• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKAK, BORXHI I PAKTHYER/ Shqiptari masakron me thikë 2 vëllezërit bashkëatdhetarë, njëri rëndë! Dëshmia që dha pas arrestimit
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKAK, BORXHI I PAKTHYER/ Shqiptari masakron me thikë 2 vëllezërit bashkëatdhetarë, njëri rëndë! Dëshmia që dha pas arrestimit

5 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një borxh i pakthyer nga dy vëllezër shqiptarë është bërë shkak i një përleshje të përgjakshme mes tyre dhe një bashkëatdhetari, i cili i ka sulmuar me thikë, duke i lënë të plagosur.

Tentativa e vrasjes ka ndodhur të dielën në zonën e Vardës, në Patra të Greqisë. Një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, teksa Prokuroria e Ilias komunikoi sot (5 mars) edhe akuzat, duke kërkuar masën e sigurisë me burg për të dyshuarin e arrestuar, një shqiptar 46-vjeçar.

Sipas informacioneve të medias greke, në ngjarjen e përgjakshme janë përfshirë tre persona, të gjithë shqiptarë. Një nga të plagosurit po trajtohet në Infermierinë Pirgos.

Të njëjtat informacione raportojnë se një 46-vjeçar akuzohet se ka sulmuar me dy thika vëllezërit e moshës 37 dhe 41 vjeç, duke i shkaktuar plagë të shumta me thikë në shpinë.

Përleshja ka ndodhur në banesën e dy të plagosurve, ku agresori kishte shkuar për të kërkuar borxhin e pretenduar, në Surbani, ku fillimisht ka pasur një debat, informon media greke.

Lidhur me motivet e sulmit, në dëshminë e tij i pandehuri pretendoi se 37-vjeçari dhe 41-vjeçari i kishin borxh dhe se kishin mosmarrëveshje financiare, ndërsa pretendon se dy vëllezërit e goditën dhe se ai u vetëmbrojt.

I akuzuari u arrestua nga efektivët e Policisë Varda në orët e para të datës 3 mars dhe u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, në selinë paralele të Amaliadës, ku ndaj tij u procedua për një vepër penale dhe dy kundërvajtje.

Në veçanti, i arrestuari përballet me akuzën e vrasjes me dashje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Nesër (6 mars) do të zhvillohet seanca e masës së sigurisë në gjykatë, ku pritet që të kërkojë falje dhe të izolohet në paraburgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ËSHTË XHELOZE? Bora Zemani flet për marrëdhënien e saj me Donald Veshaj
Previous article FRANCË/ Macron: Jemi në një epokë të re, duhet të dyfishojmë buxhetin për mbrojtjen

s.autor

Postime të ngjashme

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT