• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MJESHTËR I METAFORAVE/ Poeti Xhevahir Spahiu, nderohet në 80-vjetorin e lindjes
Home
Kulturë

MJESHTËR I METAFORAVE/ Poeti Xhevahir Spahiu, nderohet në 80-vjetorin e lindjes

4 March, 2025 s.autor Kulturë

Poeti i njohur Xhevahir Spahiu festoi më 1 mars 80-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast Akademia e Shkencave nderoi sot poetin me anë të një veprimtarie shkencore jubilare.

Të pranishëm në këtë aktivitet përveç vet poetit ishin kritikë letrar dhe dashamirës, mes tyre edhe djali i tij.

“Një njeri që guxoi të sfidonte kohën me vargjet e tij, duke u bërë simbol i shpirtit të lirë dhe modern të poezisë shqiptare. Për ne ai është dhe mbetet njeriu i thjeshtë me një shpirt të madh me njëmendje të ndritur dhe zemër të pastër,” tha djali i poetit akademik, Orges Spahiu.

Po kush është Xhevahir Spahiu?

Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit. Kreu studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT (1967). Spahiu është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2008. Njihet si mjeshtër i fjalës dhe metaforave.

Ai ka spikatur edhe në gjini të tjera letrare-artistike. Gjatë jetës së tij ka botuar mbi 50 vepra poetike, monografi e studime estetike, mes të cilave sbquhen vëllimet poetike; “Vdekje perëndive” (1977), “Zgjimi i thellësive” (1979), “Nesër jam aty” (1987), “Kohë e krisur” (1991), “Ferrparajsa” (1994), ‘Pezull” (1996), “Rreziku” (2001) etj.

Poezia e Xhevahir Spahiut është përfaqësuar gjerësisht në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe të botuara gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri dhe në gjuhë të huaja.

Ka fituar dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare në krijimtari letrare, publicistikë, tekste muzikore dhe skenarë filmash.

Është dekoruar me urdhra të lartë dhe medalje:

Udhri “Mjeshtër i madh” dhënë nga Presidenti i Republikës, Tiranë 2005;

Medalja “Naim Frashëri”, 1972;

Medalja e Punës, 1974;

Urdhri “Naim Frashëri” ,kl.II, 1982.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime, temperaturat në rritje
Previous article DOSSIER/ Ç’parashikonte Kushtetuta në vitin 1925: Gjyqtarët e kanë rreptësisht të ndaluar të merren me politikë, për ndryshe…

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT