Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmeti është diskutuar historia ku një grua , nenë e dy fëmijëve ka denoncuar në studio se ishte dhunuar dhe poshtëruar nga bashkëshorti i saj.
Por pas emisioneve dhe dëshmive të bashkëshorteve ka qenë telefonata me urgjencë e një gruaje e cila prej kohësh ndjek në rrjetet sociale sesi ky baba i dy fëmijëve dhunon psikologjikisht dy fëmijet e mitur.
Në një lidhje telefonike, ajo ka dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.
Ajo shtoi se ishte shumë shqetësuese, pasi shumë ndjekës nuk kanë reaguar por përkundrazi shikueshmëria në live vazhdonte të rritej.
“Unë e kam parë rastësisht në Tik-Tok dhe më ka ardhur shumë keq se si Artan Berisha i dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht të dy fëmijët e mitur. Ai flet me një fjalor shumë të papërshatshëm në prani të tyre, duke debatuar me ndjekësit dhe duke ofenduar nënën e fëmijëve.
Ndjekësit e shikojnë dhunën, por fatkeqësisht asnjëri nuk reagon përkundrazi shikueshmëria në live vazhdon dhe rritet. Artani nuk i lejonte të lëviznin duke i kërcënuar se do i priste duart dhe këmbët dhe njëri nga fëmijët kishte urinuar nga frika e dhunës. Kjo është shqetësuese, nuk kam fjalë jam shumë e prekur. Unë i kam dërguar videot në institucionet përkatëse” përfundoi ajo


