• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BOLL U BËTË QESHARAKË”/ Veliaj nga qelia: Cilat prova do prish unë? Telefonin tim e ka SPAK, edhe lodrat e djalit! Apo do nxjerr fakirin nga shtëpia njëkatëshe në Yrshek?
Home
Aktualitet
Kronikë

“BOLL U BËTË QESHARAKË”/ Veliaj nga qelia: Cilat prova do prish unë? Telefonin tim e ka SPAK, edhe lodrat e djalit! Apo do nxjerr fakirin nga shtëpia njëkatëshe në Yrshek?

4 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën kur u arrestua në zyrë, Erion Veliajt iu mor edhe celulari i tij, të cilin këtë të martë kryebashkiaku i Tiranës, kërkoi ta rimarrë. E njëjta dyshe që e la në burg, Ols Dado e Erjon Bani, ishte pjesë e seancës për ankimimin ndaj sekuestros, ku gjyqtari i posaçëm e rrëzoi kërkesën e Veliajt dhe nuk ia ktheu celularin.

Në një reagim nga paraburgimi i Durrësit, Erion Veliaj thotë se një nga arsyet pse prokurori Dado kërkoi ndaj tij arrest në burg dhe gjyqtari Bani e pranoi, ishte rreziku i prishjes së provave. Me ironi, Veliaj pyet se ku qëndron rreziku i prishjes së provave, kur celularin e tij e ka SPAK të sekuestruar, apo edhe lodrat e djalit të tij dhe ish-makina e vjehrrit Arben Xoxa janë në sekuestro.

Veliaj ndalet edhe në rastin e shtëpisë njëkatëshe në Yrshek për ndërtimin e së cilës aplikoi në bashki kompania Fusha, e që sot mban në burg për korrupsion pasiv Erjon Veliaj dhe me masë biznesmenin Fusha.

“Po cilat prova do prish unë? Celularët i ka Olsi. Kanë edhe lodrat e fëmijëve dhe ish makinën e vjehrrit. Ç’a halli kanë? Mos do marr makinën e Ben Xoxës e do e djeg në Fushë-Krujë a Mumajes si mjet i krimit? Do vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia një katëshe apo do fshij statuset për balerinët e Preljocajt? Ols Dado dhe Erion Bani, ju mendoni se jeni më të lirë se unë në burg, por ju burgun e keni në shpirt e njerëz të lirë nuk keni qenë kurrë”, shkruan Veliaj.

Një ditë më parë Veliaj argumentoi se edhe dyshimi i hetuesit se mund të arratisej nuk qëndronte pasi gjatë fazës që ai po hetohej, udhëtoi 3 herë jashtë vendit, në Gjermani e SHBA dhe u kthye për tu përballur me drejtësinë, kështu që masa sipas tij mund të ishte bllokimi i pasaportës.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me ankesë zyrtare Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar pezullimin dhe hetim disiplinor të Ols Dados me pretendimin se ai po e heton çështjen e tij në konflikt interesi, kërkesa që kanë mbërritur në dy institucionet e drejtësisë e pritet të shihet se çdo të bëhet me to.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt

Se mos prishen lodrat!

Më ka marrë malli pa fund për ju të gjithë: Familjen, Tiranën e secilin që bën punë të mira në këtë vend.

Por, gjer sa të shihemi sërish, më duhet të vazhdoj çmontimin e kurthit pse jam në burg: rrezik ikje, prishje provash, rrezik shoqëror.

Dje rrëzova “frikën e ikjes” prej Ols Dados e Erion Banit, pasi kisha ikur 3 herë e isha kthyer 3 herë, teksa gatuhej çarku ndaj meje.

Arsyeja e dytë pse gjykatësi Bani pranoi nga Olsi burg për mua, është rreziku i prishjes së provave. Po cilat prova do prish unë? Celularët i ka Olsi, timin dhe të nja 10 grarive në Tiranë, me të cilët mund të vojerizojë gjithë ditën e gjithë natën, të shohë çdo foto familjare, bebet, kërthizën, dhëmbin e parë, videot e fjalëve të para, fotot me gjyshin e ndjerë në plazh; të gjitha provat e nevojshme për ku e si jetojmë.

Cilat prova do të prish unë?

Kanë edhe lodrat e fëmijëve dhe ish makinën e vjehrrit. Ç’a halli kanë? Mos do vete do formoj legot, e nga traktor do bëj vapor lodër, apo do marr makinën e Ben Xoxës e do e djeg në Fushë-Krujë a Mumajes si mjet i krimit?

Çfarë provash do prish?

Do vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia një katëshe apo do fshij statuset për balerinët e Preljocajt?

Boll u bëtë qesharakë! Po i thoni miletit se po punove do ta hash, po pate kurajo do dënohesh, po solle progres do të bëjnë gjëmën, po fitove do të të shqyejmë.

Olsi Dado dhe Erion Bani, ju mendoni se jeni më të lirë se unë në burg, por ju burgun e keni në shpirt e njerëz të lirë nuk keni qenë kurrë!

Përqafime të gjithëve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK DËRGON NË GJYKATË KRYEBASHKIAKUN E TROPOJËS/ Ja shkeljet që iu gjetën Rexhë Byberajt dhe zv.kryetarit
Previous article MISTERI I VRASJES SË PALESTINEZES NË TIRANË: Autori babai i saj, policia kërkon informacion për familjarët e tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT