• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROVA E SPAK QË E ÇOI NË BURG/ Zbulohet shtëpia modeste 1 katëshe të gomistit në Yrshek! Veliaj: Ja çfarë më faturoi si korrupsion…
Home
Breaking News

PROVA E SPAK QË E ÇOI NË BURG/ Zbulohet shtëpia modeste 1 katëshe të gomistit në Yrshek! Veliaj: Ja çfarë më faturoi si korrupsion…

1 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një nga firmat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për një leje ndërtimi për të cilën akuzohet për korrupsion pasiv dhe ndodhet në burg, është për një shtëpi modeste 1 katëshe në Yrshek, në pronësi të një gomisti të cilin Report Tv arriti ta gjejë. Firma që do ta ndërtonte është kompania “Fusha shpk”, për të cilën SPAK i ka vënë masë sigurie detyrim paraqitje biznesmenit Shkëlqim Fusha dhe i ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv.

Në një reagim sot në facebook kryetari I bashkisë Erion Veliaj e quan provë për të kuptuar se deri ku shkon fantazia e shfrenuar, prej prokurori ndërtues, e Ols Dado

“Shikojeni pak këtë video për të kuptuar se deri ku shkon fantazia e shfrenuar, prej prokurori ndërtues, e Ols Dados, i cili ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër meje, saqë më ka faturuar si korrupsion edhe këtë shtëpi modeste 1-katëshe, që një familje e nderuar nga Yrsheku, me kursime e borxhe, ka ndërtuar me dokumentacionin ligjor të dhënë nga shoqëria “Fusha”.Prokurori ndërtues e di shumë mirë që për të aplikuar për leje ndërtimi, si për një shtëpi 1-katëshe, ashtu edhe për një pallat shumë katësh, ligji kërkon që ndërtimi të bëhet nga një shoqeri me licencat përkatëse.

Familja punëtore nga Yrsheku, ndryshe nga prokurori ndërtues, nuk është paraqitur asnjëherë në Bashkinë e Tiranës për t’u interesuar për lejen e ndërtimit dhe ec e merre vesh tani se si paskam bërë unë korrupsion me Fushën, për këtë shtëpi me sipërfaqe 90m2″

Leja për banesën vetëm 90 m² në Yrshek, në periferi të Tiranës, është marrë në vitin 2020, ndërsa banesa është përfunduar në 2022-shin. Siç pronari dëshmon për Report Tv ka paguar vetëm tarifat ligjore, por pikërisht për këtë leje të marrë, firma Fusha që ka aplikuar si kompani ndërtuese për llogari të gomistit, po hetohet se ka korruptuar Veliajn.

Vetë pronari i banesës Glentjan Karaj në një bisedë me Report Tv thotë se shtëpinë e ndërtoi me investimet e jetës, me borxhe tek të afërmit dhe kredi ende të pashlyera dhe se kryebashkiakun Veliaj nuk e ka takuar kurrë. Ndërsa për biznesmenin Shkëlqim Fusha e njeh personalisht pasi disa herë ka ndërruar gomat e makinës së tij në gomisterinë ku punon prej rreth 13 vitesh.

“Erion Veliajn nuk e kam takuar për asnjë gjë. Me Çimin (Shkëlqim Fushën) jam njohur prej punës, e ke parasysh ka ardhur nja 2-3 herë për të ndërruar gomat, për asnjë gjë tjetër, as aplikim, as asgjë nuk është marrë. Nuk ka ndërhyrë për asnjë gjë më të vogël”, shprehet pronari, Glentjan Karaj.

Erion Veliaj u arrestua në zyrë më 10 shkurt dhe ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 12 shkurtit pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Në masën detyrim me paraqitje po hetohet bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, dhe 5 biznesmenë, ndërsa biznesmenin Elman Abule po hetohet në masën ‘arrest me burg’ .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJI I VEÇANTË/ U kthye në stërvitje te Everton! Armando Broja ka ndryshuar komplet fizikun e tij
Previous article PËRPLASJA TRUMP-ZELENSKY/ SHBA i heq ndihmat Ukrainës: Ju e patë me kë kemi të bëjmë, s'do financojmë një luftë në një vend të largët...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT