• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 MINUTAT QË TRONDITËN BOTËN/ Gazetarët e BBC rrëfejnë çfarë panë në dhomën e sherrit Trump – Zelensky
Home
Nderkombetare

10 MINUTAT QË TRONDITËN BOTËN/ Gazetarët e BBC rrëfejnë çfarë panë në dhomën e sherrit Trump – Zelensky

1 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Dita filloi me të njëjtën rutinë të përzemërt që Shtëpia e Bardhë rezervon për vizitat e personaliteteve të huaja. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit nga presidenti amerikan Donald Trump në derën e krahut perëndimor me një roje nderi dhe liderët shtrënguan duart me mirësjellje.

Ne ishim në Zyrën Ovale si pjesë e grupit mediatik ukrainas ku fillimisht pamë formalitetet e përgatitura mirë dhe për rreth gjysmë ore pati një bisedë me fjalë të sjellshme.

Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e kampionit të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk.
Trump komplimentoi veshjen e Zelenskit.

Deri këtu, gjërat ishin kaq diplomatike. Por minuta më vonë, ajo që shpërtheu ishte e paprecedentë për të mos thënë më shumë.

Toni normal u shndërrua në ashpërsi dhe kaos. Zërat u ngritën, sytë u rrotulluan, u hodhën akuza, dhe mbi të gjitha para kamerave televizive të të gjithë botës.

Presidenti dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së e qortuan udhëheqësin që u kishte ardhur për vizitë, duke akuzuar Zelensky se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së që ka mbështetur përpjekjet në luftës e Ukrainës.

Tensionet u rritën kur zëvendëspresidenti JD Vance i tha Zelenskyt se lufta duhej të përfundonte përmes diplomacisë. Çfarë lloj diplomacie, u përgjigj Zelensky.

Duke folur për presidentin ukrainas, Vance i tha mikut se nuk tregonte respekt për të, që të vinte në Zyrën Ovale dhe të parashtronte çështjen e tij para mediave amerikane dhe kërkoi që ai të falënderonte Trump për udhëheqjen e tij, sipas mediave të huaja.

Gazetarët në dhomë ndoqën më pas me gojë hapur se si pasoi një shkëmbim fjalësh i jashtëzakonshëm.

“Ke folur mjaftueshëm. Nuk e fiton dot këtë debat” i tha Trump në një moment. “Duhet të jesh mirënjohës. Nuk i ke letrat.”

“Unë nuk jam duke luajtur letra,” u përgjigj Zelensky. “Unë jam shumë serioz, zoti President. Unë jam presidenti në një luftë.”

“Ju jeni duke luajtur kumar me Luftën e Tretë Botërore,” u përgjigj Trump. “Dhe kjo që po bëni është shumë mungesë respekti për vendin, këtë vend, që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz thanë se duhet të kishin.”

Vance iu përgjigj: “A keni thënë “faleminderit” një herë në këtë takim? Jo.” Ambasadorja e Ukrainës në SHBA e shikonte me duart në kokë.

Atmosfera kishte ndryshuar tërësisht – dhe gjithçka kishte shpërthyer.

Kolegët tanë amerikanë thanë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë. “Një skenë si kjo ishte thjesht e paimagjinueshme në Shtëpinë e Bardhë” – më tha njëri.

Ndërsa gazetarët dolën nga Zyra Ovale, shumë prej tyre qëndruan në një gjendje shoku. Në dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, ku debati ripa pak më pas, pjesa tjetër e mediave që nuk kishin qenë në dhomë e shihnin me mosbesim.

U krijua konfuzion. Kishte pyetje të menjëhershme nëse konferenca e planifikuar për shtyp do të vazhdonte ose nëse marrëveshja e shumëpritur midis SHBA dhe Ukrainës mbi burimet minerale do të nënshkruhej.

Disa minuta më vonë, Trump shkroi në Truth Social se Zelensky mund të “kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Konferenca e shtypit dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes që do të mbaheshin në pjesën lindore të Shtëpisë së Bardhë u anuluan zyrtarisht.

Menjëherë pasi Zelensky doli jashtë dhe hipi në një SUV që e priste, ndërsa ambasadorja e tij e ndiqte pas tij.

Ata u larguan pasi bota sapo kishte filluar të treste një moment të jashtëzakonshëm.

Pavarësisht nga sherri, mund të ketë ende një marrëveshje për mineralet herët a vonë.
Por një gjë është e sigurt: kjo vizitë e Zelensky do të mbahet mend për arsye krejtësisht të ndryshme.

Bota e pa me sytë e tyre se si po zhvillohen negociatat mes SHBA-së dhe Ukrainës: ato janë të vështira, emocionale dhe të tensionuara.

Ishte e qartë se ky ishte një negocim i vështirë për të dyja palët.

Dhurata e rripit të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk sigurisht që nuk e shpëtoi situatën.

Dhe pas kësaj përballjeje në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e vërtetë tani është se çfarë do të thotë kjo për luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e vetë Zelensky.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA TRUMP-ZELENSKY/ SHBA i heq ndihmat Ukrainës: Ju e patë me kë kemi të bëjmë, s'do financojmë një luftë në një vend të largët...
Previous article E PËSON KEQ/ Pagoi me para false në një pikë karburanti, arrestohet 22 vjeçari turk në Fier

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT