• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJIDHET NGËRÇI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS/ Rihapen doktoraturat pas 10 vitesh
Home
Sociale

ZGJIDHET NGËRÇI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS/ Rihapen doktoraturat pas 10 vitesh

27 February, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Doktoraturat prej 3 vitesh janë rihapur në institucionet e arsimit të lartë pas bllokimit gati prej 1 dekade të këtij cikli të tretë studimesh për shkak të dhënies së titujve doktor shkencash pa kufi. Që prej 2022 janë 528 të regjistruar pranë Universitetit të Tiranës që duan të thellohen në kërkimin shkencor në kohëzgjatje studimi nga 3 deri në 5 vite.

Çlirim Duro, drejtor i kurrikulave dhe sigurisë së cilësisë, UT thotë: “Ne kemi për secilin Fakultet një program doktorature. Për shembull në drejtësi kemi 3 nënfusha të drejtë civile, penale dhe publike. Te ekonomiku kemi shkenca ekonomike dhe 8 nënfusha. Kjo është mënyra si operuam me hapjen e doktoratave. Në vitin e parë kemi patur 226 studentë, në vitin akademik 2022-2023 kemi pasur 152, në 2023-2024 kemi 150 studentë”.

Prej ngërçit të mëparshëm prej manisë së marrjes së titujve akademikë, kriteret janë forcuar dhe janë kufizuar kapacitetet e pranimit të studentëve doktorantë.

Profesori më parë mund të kishte 10-11 deri mbi 20 në udhëheqje. Ligji aktual përcakton se një profesor merr deri në 3 udhëheqje, 1 profesor i asociuar merr deri në dy udhëheqje. Dhe pa mbyllur këto punime s’mund të marrësh tjetër. Si dhe ne në UT kemi parashikuar një element që kur ka mundësi profesori të punojë vetëm me 1 në vit. Nëse dikur profesori kishte shumë dhe ishte e pamundur të menaxhonte , tashmë kërkojmë cilësi. Se në fund doktorata është e kandidatit por njëkohësisht dhe përgjegjësi e madhe e atij që e udhëheq”, shton Duro.

Rezultatet e aplikantëve nuk janë i vetmi kriter përzgjedhës, por rëndësi ka edhe tematika e punës kërkimore.

“Ka dhe një mendësi: ‘Unë aplikoj, kam notë mesatare pse nuk fitoj?!’ Ky është vetëm një komponent. Fokusi që ka departamenti janë fushat e caktuara: psh Bashkimi Europian, kërkesa e Shqipërisë për hapjen e kapitujve. Pra duhen parë doktoratura që ti vlejnë edhe tregut. Kemi kuptuar që doktoratura nuk është më çështje si më parë individuale, por është kërkim shkencor që i shërben shoqërisë!”, tha ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET VRASJA E TË RESË NË TIRANË/ Identifikohet autori, dyshohet se është arratisur jashtë Shqipërisë (EMRI)
Previous article NIPI U VRA ME ARMË ZJARRI NË OBORRIN E SHTËPISË/ Flet xhaxhai i 20-vjeçarit: Djali merrej me bagëti, s’kishte probleme me askënd

s.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT