• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS NUMËRIMI I VOTAVE TË DIASPORËS/ Kurti: Duhet më shumë angazhim, qytetarët presin nga ne formimin e institucioneve
Home
Rajon

NIS NUMËRIMI I VOTAVE TË DIASPORËS/ Kurti: Duhet më shumë angazhim, qytetarët presin nga ne formimin e institucioneve

26 February, 2025 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për më shumë angazhim në përmbylljen e procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në mënyrë që të hapet rruga krijimit të institucioneve të reja.

Ai i bëri këto komente në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, në ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi numërimin e votave të hedhura nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës në përfaqësitë diplomatike të vendit.“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës sipas njoftimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më së largu deri javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike.

Si fitues të qartë të zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë”, tha kryeministri Kurti.

Pas numërimit të votave të hedhura nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës pritet të nisë edhe numërimi i votave të dërguara me postë, që do të shënonte edhe një hap drejt përmbylljes së tërësishme të këtij procesi. i cili është përshkuar me kritika për vonesa dhe probleme teknike.

Mbi 15 mijë e 300 vota janë hedhur në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ndërkaq mbi 68 mijë e 700 vota janë dërguar me postë, prej të cilave afër 63 mijë janë miratuar.

“Ndërsa të gjithë presim nga KQZ edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur kësisoj një proces zgjedhor të lirë, të rregullt, të ndershëm e demokratik me pjesëmarrje masive të qytetarëve”, tha kryeministri Kurti.

Partia e kryeministrit Albin Kurti. lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje me afro 41 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike me rreth 22 për qind, Lidhja Demokratike me rreth 17 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët rreth 7 për qind.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk kanë bërë komente lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me ndonjë subjekt tjetër politik ndërsa po presin numërimin e të gjitha votave.

Por, sipas vëzhguesve të proceseve zgjedhore në Kosovës, votat e diasporës nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha në rezultatin aktual i cili sipas tyre ka lënë të hapura disa mundësi për formimin e qeverisë meqë asnjëra nga partitë politike duket se nuk do të mund të formojë e vetme qeverinë e re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT E BARDHEBLUVE/ Tirana më keq edhe se në sezonin e rënies
Previous article "MOS MË PREK"/ Takimi pas 3 javësh, ballafaqohen Jozi dhe Loredana

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT