Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë përdorues të lëndëve narkotike me 42% të të anketuarve, ndjekur nga medikamentet antidepresive pa recetë me 22% dhe kokaina me 21%.
Të dhënat janë njoftuar nga Agjencia Europiane e Drogës, e cila përshiu 4442 të anketuar, të moshës 18 vjeç e lart, që kanë përdorur drogë vitin e kaluar nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Sipas studimit më pak se 3% e të anketuarve raportuan se kishin marrë trajtim për të ndaluar përdorimin e ndonjë substance narkotike.
Pjesëmarrësit në anketim nga Ballkani Perëndimor raportuan arsye të ngjashme me të rinjtë europianë për përdorimin e drogës, thuhet në studim.
Rreth 84% e të anketuarve që raportuan përdorimin e substancës narkotike “ekstazi” dhe mbi 50% që raportuan përdorimin e kokainës, amfetaminës dhe ketaminës, deklaruan se i kishin përdorur këto substanca “për argëtim”.
Mbi 65% e atyre që raportuan përdorimin e kanabisit deklaruan se e kishin përdorur “për të reduktuar stresin” ose “për t’u çlodhur”.
“Megjithëse shifrat ishin shumë të ulëta, thotë studimi, rreth gjysma e të anketuarve që raportuan përdorimin e heroinës në këtë rajon përmendën “varësinë” si arsyen kryesore”.Shumica e substancave të përfshira në sondazh si kanabisi, amfetamina, metamfetamina, heroina, ketamina u raportuan nga të anketuarit se përdoreshin në shtëpi.
Shumica e pjesëmarrësve të anketës në Ballkanin Perëndimor që raportuan se përdornin substancë narkotike “ekstazi” thanë se bënë këtë në festivale muzikore (81%), ndërsa kokaina përdorej kryesisht në bare ose klube (71%).
Ethet e listave/ Aleatët “presion” Berishës për vende të sigurta. Meta dhe Mediu pa marrëveshje
Anketa u zhvillua në 30 gjuhë midis majit dhe korrikut të vitit 2024 dhe përfshiu sipas Agjencisë mbi 66000 evropianë nga 31 vende që iu përgjigjën pyetjeve përmes internetit.
Dhunimi i Arben Çipës, reagon Unioni Turistik shqiptar: I bëjmë thirrje drejtësisë të mos…
Më shumë se 100 partnerë morën duke përfshirë universitetet dhe organizatat e shoqërisë civile. Partnerët e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në anketim për herë të dytë, përmes projektit “IPA8 “ të mbështetur nga Bashkimi Europian.
Anketimi në internet sipas Agjencisë Europiane të Drogës synon të përmirësojë të kuptuarit e modeleve të përdorimit të drogës në Europë dhe të ndihmojë për politikat dhe ndërhyrjet e ardhshme./ VOA


